GazetaMax
Lajme

Borisllavova: Më me rëndësi është të ketë konsenzus të gjerë për temën Maqedonia e Veriut

Sofje, 28 maj – Shefja e kabinetit politik të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov, Lena Borisllavova pas Këshilit të mbrëmshëm të jashtëzakonshëm të koalicionit, ku debatohej për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, njoftoi se pjesëmarësit janë pajtuar se për Bullgarinë më me rëndësi është të ketë konsenzus të gjerë për këtë çështje, për të cilin shkak është konfirmuar qëndrimi i tërë koalicionit qeveritar se kjo temë detyrmisht duhet të kalojë në Kuvendin popullor.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Borisllavovas, diplomatët në MPJ-në bullgare do të vazhdojnë aktivisht trë punojnë dhe të tentojnë ta mbrojnë interesin bullgar.

Takimi në ndërtesën e Qeverisë bullgare u mbajt pas kërkesës së dërguar të kryeministrit Kiril Petkov deri te presidenti Rumen Radev që ta konvokojë Komisionin këshilldhënës për siguri kombëtare për situatën e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Borisllavova tha se koalicioni në pushtet në Bullgari ka pasur dialog konstruktiv në këtë temë, e cila është tejet e rëndësishme për shoqërinë bullgare.

E pyetur nëse Radev dhe Petkov kanë biseduar për Maqedoninë e Veriut, ajo tha se “bisedë e tillë nuk është mbajtur, por të dy janë në kontakt” dhe shtoi se “Qeveria dhe kabineti nuk do të jenë ata që do ta tradhëtojnë interesin kombëtar bullgar”.

Për atë se kur do të mund Parlamenti të debatojë për Maqeodninë e Veriut, Borisllavova tha se “kur të ketë vendim dhe raport nga MPJ, e cila raporton për përparimin e pozitës bullgare, atëherë do të parashtrohet propozim deri te Kuvendi popullor, ndërsa në këtë fazë ende nuk ka arritur aty”.

Related posts

E rëndë në Irlandë, zbulohet varr masiv me qindra foshnje! Nisin gërmimet zyrtare pas dekadash heshtjeje

Gazeta Max

A paraqet kërcënim për ne lufta në Ukrainë? Ja çfarë thotë drejtoi i Agjencisë së Zbulimit

Gazeta Max

Të shpejtohet apo jo/ Maqedonia me tre shpejtësi lidhur me ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max