GazetaMax
Kuriozitete

Briken Calja i 10-ti në Kupën e Botës në Tajlandë

Peshëngritësi kuqezi Briken Calja e ka mbyllur konkurrimin e tij në Kupën e Botës që po zhvillohet në Phuket të Tajlandës në vendin e 10-të. Ai garoi në Baterinë B të peshës 73kg, ku u rendit i pari, por pas garimit të shtangistëve të Baterisë A ai zbriti në vendin e dhjetë.

Rezultat ky që lë ende në pikëpyetje pjesëmarrjen e shtangistit Briken Calja në Lojërat Olimpike Paris 2024. Turneu i Tajlandës ishte i fundit që të kualifikonte në Olimpiadën franceze në këtë sport, ndaj renditja kaq larg kreut mund të krijojë probleme për peshëngritësin shqiptar.

Calja u rendit i 10-ti në të dyja stilet, në atë të shkëputjes me 152kg dhe të shtytjes me 181kg. Po këtë vend mbajti edhe në dygarësh, ku në total grumbulloi 333kg. Ai ishte shtangisti i vetëm shqiptar në këtë turne, ndërkohë që Shqipëria pas shumë vitesh rrezikon të mbësë pa sportistë në Olimpiadë.

Related posts

Së shpejti fillon turneu Kinguin Legends ku do të marrin pjesë legjendat e CS:GO Neo, f0rest, HeatoN dhe më shumë

Gazetamax.mk

Milan dhe Inter pajtohen për stadiumin e ri – kapaciteti maksimal, 65 mijë ulëse

Gazetamax.mk

Rruga për Euro 2024: Kompletohet grupi i Kosovës, aty edhe Zvicra

Gazetamax.mk