GazetaMax
Kuriozitete

Broja jep spektakël sa hyn në fushe, Evertoni fiton me goleadë

Armando Broja ka debutuar sot me fanellën e Evertonit në Premier Ligë, duke luajtur minutat e para në fushën e lojës me ekipin e parë që pas transfeirmti në verë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, u fut në lojë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Ullvërhempton, kur rezultati ishte 4-0 dhe suksesi i hipotekuar, pasi trajneri Shon Dajç vendosi t’i jepte minuta që të ambientohej edhe një herë me fushën pas mungesës së gjatë.

Por Broja la menjëherë mbresa shumë të mira me aksione të njëpasnjëshme sulmuese.

Shpërthime në krahun e djathtë e më pas në të majtin, pasime për shokët e skuadrës në pozicion shënimi dhe një gjuajtje e pritur nga portieri ishin të gjitha pjesë e repertorit që dhuroi Broja për pak minuta në fushën e lojës, duke shfaqur menjëherë një formë të mirë për të marrë duartrokitjet e publikut.

Burimi: botasot.info

Related posts

FC Shkupi keqtrajtohet nga irlandezët – i bën thirrje për intervenim MPJ-së së Maqedonisë së Veriut

Gazeta Max

Ferguson bën reagimin e parë publik pas emërimit të Ten Hag si trajner i Man Utd

Gazeta Max

Akuzat ndaj Manchester Cityt për financa të rreme është skandali më i madh në Ligën Premier

Gazeta Max