GazetaMax
Lajme

Bulevardi i BDI-së dhe plehrat e Bilallit

Një foto dhe pamje e çuditshme nga qyteti i Tetovës ka dalë në dritë, një pamje që bën të qeshësh dhe të qash në të njëjtën kohë. Në këtë fotografi që na e dërgoi një qytetar i shqetësuar, duken kontejnerët e mbeturinave që këtë ditë i gjen të mbushura plot e përplot, qyteti që kundërmon dhe të qelb hundën, si dhe tufa të qenve endacakë që kanë dalë të “mirëpresin” mërgimtarët, e që flasin për “arritjet” e shkëlqyeshme të kryetarit aktual, Bilall Kasami.

Në ndërkohë, prapa këtyre imazheve turpëruese, vërehet një pamje shumë humane dhe shpresëdhënëse e bulevardit të ri “Blagoja Toska”, projekt i cili u ideua, projektua dhe u mbështet nga Bashkimi Demokratik për Integrim, e ku Bilalli vetëm sa shpejtoi më gërshërë në dorë të presë shiritin dhe të përvetësojë meritat në mungesë të ekipit dhe vizionit për Tetovën.

Një dallim i ndjeshëm mes këtyre dy pamjeve i cili shfaq të vërtetën e hidhur të politikës së Bilallit të Besës, i cili në vend që të punojë për mirëqenien e qytetarëve të Tetovës, ende po përpiqet të “mbledhë” dhe bindë zgjedhësit e tij, të cilët kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga premtimet e tij elektorale, gjersa kryetari aktual në anën tjetër koketon me VMRO-në, e cila aktualisht mban gjysmën e pushtetit në Komunën e Tetovës.

Kasami premtoi shumë, në fushatë kishte gojën plot me premtime për Tetovën evropiane, kurse sot e vetmja gjë që gjen plot rrugëve të Tetovës janë koshat e mbeturinave dhe asgjë më tepër.

Kjo pamje e dhimbshme ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë ndarë me humor dhe ironi këtë situatë. Megjithatë, e gjithë kjo katrahurë në qytet flet për një gjë të vetme: është koha që politikanët e vegjël të japin llogari për veprimet dhe premtimet e mëdha përpara qytetarit tetovarë, dhe se dekorimi me pendat dhe arritjet e partive të tjera politike, nuk mund të mbulojë dështimet e njëpasnjëshme.

Ndërkohë, qytetarët e Tetovës presin dhe shpresojnë se fotografi si kjo, që për çdo ditë i sheh nëpër qytet, do të ndikojnë që Kasami t’i thirrë arsyes së shëndoshë dhe do të fillojë të punojë për interesat e qytetarëve të Tetovës. Ndryshe, trashëgimia e tij politike do të mbetet vetëm një kontejner i mbushur me premtime boshe.

Related posts

Mblidhen serbët në Mitrovicë, duan lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve

Gazeta Max

E tmerrshme: Një vajzë 14-vjeçare dyshohet se u drogua dhe u dhunua nga pesë persona në Prishtinë

Gazeta Max

Osmani: E vetmja mënyrë për t’i ndal njerëzit të mos ikin është duke u anëtarësuar në BE. Ja pse

Gazeta Max