GazetaMax
LIFESTYLE

Burri i saj po akuzohet për dhunim, Elita Rudi habit me reagimin e saj

Gjatë këtyre ditëve të fundit, reperi Asdren Gjikolli i njohur me nofkën “Gjiko” ka qenë në krye të mediave rozë lidhur me një aktakuzë për mashtrim dhe për abuzim seksual vite më parë.
Moderatorja, Elita Rudi përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram” ditën e sotme ka vendosur të “reagoj”lidhur me këtë ngjarje.
Ajo ka publikuar një video me Gjikon, ku shihen së bashku në makinë teksa i puth dorën. Pra, përmes kësaj video ajo tregoi publikisht se i beson bashkëshortit dhe kështu duke i injoruar komentet negative ndaj çiftit, shkruan express.
Lidhur me këtë situatë kishte reaguar edhe vetë reperi, i cili ishte shprehur se nuk i ka premtuar askujt karrierë dhe nuk ka dhunuar një të mitur, e aq më pak të ketë droguar.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike. Familja ime është në rregull sepse e dinë që kjo gjë është e sajuar. Unë kam përgatitur dy paditë e para dhe besoj se drejtësia do të nxjerrë në pah pastërtinë time”, ka shkruar Gjiko.

Related posts

Kafeja “antiplumb” e zëvendëson kafjallin, heq peshën dhe jep energji

e-max

Pse duhet të konsumoni bajame për shëndetin e flokëve dhe lëkurës?

e-max

Tri gjëra që e bëjnë lidhjen të zgjasë përgjithmonë

e-max