GazetaMax
Lajme

Bushi: Gjermania partnere strategjike e vendit në rrugën drejt BE

Shkup, 5 Dhjetor – Me donacionin e radhës dhe të vlefshëm me qëllim rritjen cilësore të kapaciteteve të policisë kufitare që sot Ministria e Brendshme pranoi nga Republika Federale e Gjermanisë edhe njëherë u konfirmua se bashkëpunimi dhe partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona vazhdon të mbetet në nivelin më të lartë. Kështu është shprehur sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bushi gjatë pranim-dorëzimit të donacionit të radhës për dikasterin e tij nga ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein në emër të Republikës Federale të Gjermanisë.

Me donacionin e radhës dhe të vlefshëm me qëllim rritjen cilësore të kapaciteteve të policisë kufitare që sot Ministria e Brendshme pranoi nga Republika Federale e Gjermanisë edhe njëherë u konfirmua se bashkëpunimi dhe partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona vazhdon të mbetet në nivelin më të lartë.

Në prani të ambasadores së Gjermanisë në Shkup, znj. Anke Holstein gjatë pranim-dorëzimit të donacionit të lartpërmendur, të gjithë bashkë u dakorduam se partneriteti dhe mbështetja e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në forcimin e kapaciteteve teknike dhe materiale në rrugën e integrimeve euroatlantike do të mbetet prioritet.

Me këto mjete të sofistikuara MPB do të forcojë edhe më tepër kapacitetet në kryerjen e mbikëqyrjes kufitare, transportin dhe shpërndarjen e pajisjeve teknike dhe materialeve në Qendrat Rajonale për Çështje Kufitare.

Falënderoj shtetin mik Gjermaninë për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen sistematike të ngritjes së cilësisë së kapaciteteve të Ministrisë së Brendshme të vendit tonë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=853223069168747&set=pcb.853223095835411

Related posts

ARM e gatshme t’iu përgjigjet obligimeve të NATO-s

Gazetamax.mk

BE-ja, garanci për të drejtat e bullgarëve

Gazetamax.mk

MPJ përgënjeshtron se është arritur marrëveshje në mënyrë reciproke festimi i përbashkët i Goce Dellçevit

Gazetamax.mk