GazetaMax
BALLINA

Bushi: Gjermania partnere strategjike

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi bashkë me kolegun e tij Oliver Spasovski sot kanë pranuar donacionin e radhës nga Republika Federale e Gjermanisë.

Sipas Bushit donacioni gjerman në automjete dhe pajisje kap vlerën e 670.000 eurove dhe janë të dedikuara për Departamentin e Çështjeve Kufitare dhe Migracionit pranë MPB-së.

Ky është postimi i plotë i Bushit:

Kënaqësi që sot si Ministri e Punëve të Brendshme pranuam donacionin e radhës nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup.

Automjetet dhe pajisjet në vlerë prej 670.000 euro, të dedikuara për Departamentin e Çështjeve Kufitare dhe Migracionit pranë MPB-së do të luajnë një rol të rëndësishëm me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe rritjen e kapaciteteve të punës.

Shpreh mirënjohje për partneritetin dhe ndihmën që Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut merr në vazhdimësi nga miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë.

Related posts

Greva politiko-partiake në arsim e përkrahur nga VMRO, Levica, Besa, Aleanca

e-max

Trimin vraje po hakun mos ia ha: Bujar Osmani

e-max

Zëvendës ministri Hasani: Bashkëveprimi i NATO dhe BE adresojnë kërcënimet e sigurisë

e-max