GazetaMax
Ballina

Bushi: MPB partnere e denjë e EUROPOL-it

Konferenca Rajonale e Drejtorëve të Policisë nga Ballkani Perëndimor organizuar në Shkup është edhe një konfirmim shtesë i parandalimit të trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike, trafikut të armëve, luftën kundër migrimit të paligjshëm, luftën kundër korrupsionit dhe sigurinë kibernetike si forma me e re e sfidave moderne të sigurisë.

Kështu është shprehur zëvendësministri i Brendshëm, Nazim Bushi gjatë takimit dypalësh me drejtoren ekzekutive të Agjencisë Evropiane të Zbatimit të Ligjit (Europol), Catherine De Boll, zëvendës krye shefin operativ, Jean-Philippe Lekoufe, Ilija Pulovin, këshilltar i lartë dhe Andrej Groschel, drejtuesin e delegacionit.

Drejtorja e Europol-it, De Boll, shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me vendit tonë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Ministria e Brendshme janë partner serioz në luftën kundër krimit, me ç’rast potencoi se RMV është vendi i parë që ka firmosur Marrëveshje për bashkëpunim operacional dhe strategjik me EUROPOL.

Related posts

Çka do të bënin vushtrriasit nëse tradhtohen nga partnerët?

Gazeta Max

Më 14 shkurt 1944 në Pejë lindi Faruk Begolli

Gazeta Max

Persona të panjohur dëmtojnë makinën e deputetit, reagon Kadriu: Turp për atë që e bëri

Gazeta Max