GazetaMax
Lajme

Buxheti i komunave për 2023, mbështetja ekziston, kapacitetet janë të vogla

Shkup, 22 Janar – Komunat në vendin tonë para se të miratojnë buxhetin paraprak kanë mbajtur debate publike në kuadër të procesit për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2023.

Sipas përfaqësuesve të komunave  me qëllim të hartimit të buxhetit sa më të mirë për Kulturë, Rini dhe Sport janë zhvilluar takime me përfaqësues të OJQ-ve të ndryshme, Klubeve sportive, Shoqërive kulturore dhe përsona që merren me art, letërsi etj.

“Për ngjarje kulturore dhe për mbështetje të aktiviteteve kulturore komuna e Çairit ka paraparë diku fiks 2.5 milion denarë. Ndërsa për sport dhe rini janë të ndame si kategori e veçantë financiare 3.2 milion denarë. Forma se si ndahen këto mjete parashifet edhe në thirjet  publike ku jepen çdo vitë nga ana e komunës për shoqata civile, për shoqata kulturore, shoqata sportive, klube rinore e kështu me radhë, të cilët aplikojnë me projektet e tyre” – tha zëdhënësi i Komunës së Çairit, Fari Hiseni.

“Komuna e Tetovës edhe për vitin 2023, kaloi katër programet. Që janë programi për kulturë, arsim, sport dhe programa për mbrojtje sociale. Sa i përket programës për kulturë nga buxheti është ndarë një shumë prej 4 milion e 320 mijë denarë, për sport 2 milion e 235 mijë denarë.” – u shpreh përfaqësuesi i Komunës së Tetovës, Nazmi Dauti.

Përfaqësuesit e komunave por edhe ato të kulturës, sportit dhe rinisë  janë të një mendimi se ekziston mundësia e mbështetjes më të madhe, ndërsa mundësitë e pushtetit lokal janë të kufizuara.

“Gjithmonë ekziston mundësi për mbështetje edhe më të madhe, mirëpo duke e pasur parasysh kapacitet tona komunale dhe buxhetin e komunës së Çairit, mendoj se është një ndarje me proporcion të drejtë për arsye se përfshinë edhe shumë shpenzime tjera të cilat janë obligative dhe të patjetërsueshme ti mbulojmë ne si komunë.” – deklaroi zëdhënësi i Komunës së Çairit, Fari Hiseni.

“E dimë që kjo shumë nuk është e mjaftueshme për  realizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, arsimore si dhe në sferën e mbrojtjes sociale. MIrëpo duke e pasur parasysh gjendjen e rëndë finanaciare të komunës së Tetovës, ne për këtë vit arritëm që të dyfishojmë këtë shumë dhe  mendojmë se me këto mjete të mundohemi që ti mbulojmë të gjitha aktivitetet që janë në sferën e kulturës, arsimit, sportit dhe  mbrojtjes sociale” – u shpreh përfaqësuesi i Komunës së Tetovës, Nazmi Dauti.

Komuna e Tearcës për Kulturë ka paraparë  200 mijë denarë, ndërsa për sport dhe rekreim 300 mijë denarë.

Related posts

132 pasagjer të avionit MU 5735 janë të vdekur, zyrtarët japin detaje mbi aksidentin ajror në jug të Kinës

Gazetamax.mk

Kovaçevski për takimin e liderëve shqiptarë në Tiranë: E vlerësoj pozitive

Gazetamax.mk

Nuk ka pasur konsutime me partnerët e NATO për dhënien e pasaportës për Onishçenkon

Gazetamax.mk