GazetaMax
Lajme

Bytyqi: Çdo vend i Ballkanit Perëndimor është vlerë e shtuar për rajonin tonë

Ohër, 8 qershor – Ta lëmë pas nesh konkurrencën rajonale dhe të ecim përpara së bashku me konkurrencën e fuqishme rajonale, porositi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi nga paneli i sotëm që mbahet në kuadër të samiti “Ballkani i Hapur” në Ohër.

“Për fat të keq, shumë vite vendet tona janë mbyllur në politikë. Sot prej këtu ju them që t’i hapim për përvoja, mundësi, avancim, zhvillim dhe konkurrencë. Ta lëmë pas nesh konkurrencën rajonale dhe të ecim përpara së bashku me konkurrencën rajonale sepse çdo vend i Ballkanit Perëndimor me unitetin e tij për zhvillim dhe ardhmëri është vlerë e shtuar për rajonin tonë”, tha Bytyqi në fjalim.

Iniciativa “Ballkani i Hapur”, siç theksoi, është shans për të gjitha gjeneratat.

“Personifikim i Ballkanit të Hapur jam unë – i arsimuar në Tiranë, përvojë pune të krijuar në Ballkanin Perëndimor duke filluar nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia, BeH-ja dhe e gjithë kjo pasi mu dha shans. Por unë jam një. Ballkani i Hapur është shans për të gjitha gjeneratat dhe çka është më e fuqishme se kjo për të dhënë një shans”, theksoi Bytyqi.

Përfitimet nga iniciativa “Ballkani i Hapur”, sipas Bytyqit, janë të mëdha, Periudhën e fundit kompanitë nga tre shtetet (Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia) kanë mundësi për t’i eksportuar prodhimet e tyre pa shpenzim të kohës për procedura administrative dhe tani më është realitet edhe tregu i lirë i punës i cili hap mundësi më të mëdha për qytetarët.

“Thonë nëse dëshiron të ecës shpejtë, ec vetë, por nëse dëshiron të ecësh larg, atëherë shko së bashku. Ndërsa stabiliteti afatgjatë, paqja dhe parashikimi është ajo që qytetarët tanë e meritojnë”, tha Bytyqi mes tjerash në fjalimin e tij.

Në samitin në Ohër, të pranishëm janë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vupiq. Të pranishëm janë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryesuesi me Këshillin e ministrave të BeH-së, Zoran Tegeltija, si dhe eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji.

Related posts

Rusia mundohet me lajme të rrejshme të mashtrojë qytetarët !

Gazetamax.mk

Bursa për pjesëmarrje virtuale në Akademinë Verore të OKB-së

Gazetamax.mk

Kovaçevski: Pajtohem me ambasadoren Ageler lidhur me korrupsionin, të paraqiten të gjitha parregullsitë

Gazetamax.mk