GazetaMax
Ballina

Çaji më i mirë shtëpiak për dobësim

Zyrtarisht ka filluar sezoni i dietave të para Vitit të Ri, pra kjo është mënyra më e mirë për të humbur kilogramët e tepërt. Çajet për dobësim gjithmonë janë aktualë.

Nuk ka nevojë të blini çaje për dobësim, kur mund t’i bëni vetë më të mirë në shtëpi.

Përgatitja e çajeve për dobësim:

Përzieni një sasi të barabartë të rozmarinës, hithrave, lule-qumështores, mështeknës (Betula alba), hjeksës së fushave (Equisetum aruvense), maraqit, gjethe dielli (Plantaginacea) dhe qitni në një enë.

Përdorimi: Qitni tri-katër lugë supe në një litër ujë të vluar, mbyllni me kapak, lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe kullojeni.

Këshillë: Pini një litër të kësaj përzierjeje çaji në ditë bashkë me 1 filxhan çaji të gjelbër.

Për dobësim mund të përdorni edhe çajin nga hithrat.

Një-dy lugë çaji të fletëve të thata të hithrave qitni në 250 ml ujë të vluar. Lërini të qëndrojnë 5 minuta dhe kulloni.

Kjo është e mjaftueshme për një filxhan çaj. Pos që do të dobësoheni, trupi juaj do të përjetojë rilindje të plotë për shkak të pirjes së çajit të hithrave.

Çaji i pashmangshëm për dobësim është çaji i gjelbër. Çaji i gjelbër ndihmon me rastin e humbjes së peshës trupore me pirje të rregullt të këtij çaji.

Përdorimi: Çaji i gjelbër zakonisht merret në doza prej 300 – 400 mg polifenol (substancë aktive në çajin e gjelbër) në ditë. Një filxhan çaj përmban 50 – 100 mg polifenol.

Këshillë shtesë: Nëse vendosni që të dobësoheni me ndihmën e çajit, patjetër rregulloni edhe ushqimin.

Pirja e sasisë së madhe të çajit kërkon zvogëlim të pirjes së kafes apo eliminim i tërësishëm të saj. Çaji përmban kafeinë, pra nëse pini akoma edhe kafe, trupi juaj do të pësojë shok.

Related posts

Ali Ahmeti: Në BDI nuk ka vend për anarki

Gazetamax.mk

Klinika e Pulmologjisë dhe Alergologjisë frymon shqip, drejtori Shaqiri: Punojmë në përmirësim të shërbimeve shëndetësore

Gazetamax.mk

Jean-Claude Van Damme në shqip “Të dua Kosovë”, flet për Adem Jasharin dhe Skënderbeun

Gazetamax.mk