GazetaMax
Adrenaline

Canavaro afër të merr drejtimin e Italisë

Cannavaro del si kandidat kryesor për të zëvendësuar Mancinin te Italia.
Sipas raporteve të shumta në Itali, Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për të zëvendësuar Roberto Mancinin nëse ky i fundit jep dorëheqje si trajner i Kombëtares së Italisë.
Kontrata e Mancinit me FIGC skadon në qershor të vitit 2026, por eliminimi i Italisë nga gjysmëfinalja e “play-off”-it të Kupës së Botës mund të bindë trajnerin që të japë dorëheqjen javën e ardhshme.
Azzurrët do të luajnë në “play-off” për vendin e tretë kundër Turqisë të martën dhe Mancini ka të ngjarë të shpallë vendimin e tij pas ndeshjes.
Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina tha se nuk do ta shkarkonte Mancinin, kështu që tani i takon vetëm trajnerit të vendosë për të ardhmen e tij.
Megjithatë, La Gazzetta dello Sport raporton se kapiteni i Italisë fituese të Kupës së Botës më 2006, Fabio Cannavaro është kandidati kryesor për të marrë drejtimin nëse Mancini jep dorëheqjen.
Cannavaro filloi karrierën e tij si trajner në Kinë, por anuloi kontratën e tij me Guangzhou FC shtatorin e kaluar. Ai tani është kthyer në Evropë, ku ka zhvilluar bisedime me Everton, Watford dhe Federatën Polake gjatë muajve të fundit.
Gazeta italiane raporton se ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi, mund t’i bashkohet Cannavaros si drejtor teknik i skuadrës.
Ish-korrespondenti i Sky Sport Italia, Alessandro Alciato, sugjeron gjithashtu në Tëitter se ish-mbrojtësi fitues i Topit të Artë mund të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane

Related posts

Milani ka dy lojtarë të Chelsea në pikëpamje, një prej tyre Armando Broja

Gazetamax.mk

Joshua “thumbon” Usyk: Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh

Gazetamax.mk

Kristiano Ronaldo investon 2 milionë euro në Milano

Gazetamax.mk