GazetaMax
SPORT

Caruso: LeBron më ndihmoi të preki nivele të reja, kishim kimi të mirë

Alex Caruso ka dhënë disa komente lidhur me kohën sa luante krah LeBron James te LA Lakers.
Ish-lojtari i LA Lakers, Alex Caruso thotë se LeBron James është nga lojtarët që e ndihmoi shumë në karrierën e tij.
Anëtari i Chicago Bulls thotë se kishte kimi të mirë me ‘Mbretin’ James dhe se ai e ndihmoi të prekte nivele të reja.
“Ai (LeBron James) më ndihmoi të prekja nivele të lojës që ndoshta s’kisha vetëbesim t’i arrija në një pikë të karrierë sime”, ka thënë Caruso.
“Ai më ndihmoi të zbres në parket sepse kishim kimi të mirë. Isha i aftë të luaja me të dhe ta kuptoja lojën. Mësova shumë vetëm duke e shikuar atë”, shtoi fundori i Bulls.
Alex Caruso ishte pjesë e skuadrës që i solli Lakers titull kampioni, në vitin 2020. 

Related posts

Tri klubet ku mund të shkojë ylli i Barcelonës

e-max

Cavani në verë tek gjiganti italian

e-max

BOMBA E MËNGJESIT: Lewandowski ka arritur marrëveshje me Barcelonën

e-max