GazetaMax
Ballina

Çdo gisht është i lidhur me dy organe: metoda japoneze e cila do t’ju shërojë për një minutë

Jin Shin Jyutsu është art i lashtë japonez i shërimit që ju ndihmon që të balanconi emocionet tuaja, duke i stimuluar pikat e caktuara në duar

Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, ndërkaq detyrë e saj është që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe që organizmit tuaj t’i japë shëndet fizik dhe emocional.

Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar dhe me emocionet e caktuara.

Nëse dëshironi të ndikoni në organin e caktuar, kapeni gishtin nga ana tjetër dhe shtrëngojeni 3-5 minuta. Merrni frymë thellë derisa e bëni këtë.

Bëni masazh çdo gishti në dorë në mënyrë që të arrini harmoni të përsosur në trupin tuaj…

Cilat janë përfitimet: Zvogëlon dhimbjen dhe stresin, relakson trupin, rregullon gjumin, rrit qarkullimin dhe përqendrimin, forcon sistemin imunitar, përmirëson lëkurën dhe pastron trupin.

Gishti i madh

Organet: organet e stomakut
Emocionet: depresioni dhe ankthi
Simptomat fizike: dhimbje stomaku, probleme të lëkurës, dhimbje koke, nervozizmi.

Gishti tregues

Organet: veshkat dhe fshikëza
Emocionet: zhgënjim, frikë, ngarkesë mendore
Simptomat fizike: dhimbje e nyjeve dhe muskujve, dhimbje dhëmbi, varësi dhe mostretje.

Gishti i mesëm

Organet: mëlçia dhe vreri
Emocionet: mëdyshje, zemërim, nervozizëm
Simptomat fizike: probleme me qarkullimin, probleme menstruale, probleme me sytë dhe të pamurit, lodhje, migrenë, dhimbje koke.

Gishti i unazës

Organet: mushkëritë dhe zorra e trashë
Emocionet: negativitet, trishtim, frikë nga refuzimi
Simptomat fizike: tretje e dobët, tringëllimë në veshë, frymëmarrje e vështirësuar si astma, ndryshime të thella në lëkurë.

Gishti i vogël

Organet: zemra dhe zorra e hollë
Emocionet: pasiguria, ankthi, ndjenjë për mosvlerësim
Simptomat fizike: probleme me presionin, probleme të zemrës, dhimbje fyti, probleme me eshtrat dhe sistemin nervor.

Related posts

Kujdes kur paguani me kartë krediti

Gazetamax.mk

Brenda festës magjike të ditëlindjes së vajzës së Ryvës

Gazetamax.mk

Pesë gjëra që tregojnë se vuajmë nga ankthi

Gazetamax.mk