GazetaMax
Ballina

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini në shpinë?

Ka disa variante për këtë pozicion gjumi, të cilat shpeshherë kundërshtohen, por nga disa mbrohen:

Të mirat:

Një pozicion i tillë gjumi ndihmon qafën dhe shpinën të jenë në pozicionin e tyre optimal, muskujt kështu janë më të çlodhur sepse trupi mbështetet plotësisht në dyshek. Po ashtu, është një pozicion i rekomanduar për të mos krijuar rrudha në fytyrë.

Të këqijat:

Shumë njerëz flenë në shpinë me duar mbi kokë, gjë që çon në dhimbje supi. Nëse je një prej tyre, provo t’i mbash duart në pozicionin e tyre neutral pa i tendosur. Këtë mund ta bësh edhe duke e afruar kokën më pranë krevatit në mënyrë që të eliminosh ngritjen e duarve, shkruan revistaclass. Po ashtu, mundesh që të mbash një jastëk të hollë ose një peshqir të mbështjellë nën gjunjë për të shmangur dhimbjen e shpinës.

Ky lloj pozicioni jep më shumë mundësi për gërhitje, sepse sipas mjekëve, në këtë pozicion gjumi mund të jetë i fragmentuar dhe jo i qetë. Mund të çojë në presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, mund të ndihesh i përgjumur gjatë ditës, i lodhur dhe me dhimbje koke.

Related posts

Kërcënimi i Putinit: Këto janë 5 vendet e BE-së që unë i pushtoj për dy ditë

Gazetamax.mk

Atdheu shtrihet në spital, kjo është gjendja e tij

Gazetamax.mk

Shenjat paralajmëruese në trupin tuaj që tregojnë për ‘kolesterolin e tepërt’

Gazetamax.mk