GazetaMax
Lajme

Çfarë thotë raporti i KE-së për Maqedoninë e Veriut? Fokusi te implementimi i ligjeve

Shkup, 12 tetor – Gatishmëri mesatare e vendit, është vlerësimi i Komisionit evropian i cili sot dihet ta prezantojë Projekt-raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Radio Evropa e Lirë dje kumtoi se kanë pasur qasje në raportin në të cilin ceket se nevojitet implementim efektiv i legjislaturës ekzistuese, në vend se të inicohen nisma ad-hok. Vetëm në kriteret ekonomike është cekur përparim i mirë, ndërsa në harmonizimin e vendit me politikën e jashtme evropiane dhe të sigurisë ka progres shumë të mirë.

Në raport, sipas REL, ceket se puna e Kuvendit është çrregulluar me polarizimin politik, që e shtyu miratimin e shumë ligjeve. Nevojitet planifikim i kirë dhe konsultime në mënyrë që të kufizohet sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar, ndërsa pyetjet e deputetëve duhet të jenë më të shpeshta.

Ceket se janë bërë reforma në shërbimet për siguri, por duhet të përforcohet kapaciteti për mbikëqyrje parlamentare ndaj punës së shërbimeve sekrete, ndërkaq është vërejtur se vonon miratimi i ligjeve për nëpunësit administrativë dhe ligji për të punësuarit në sektorin publik.

“Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ishte më aktiv në përballjen me rastet e nepozitmit, kronizmit dhe ndikimit politik në procesin e punësimeve në sektorin publik dhe gjatë emërimit të anëtarëve në këshillat mbikëqyrës dhe drejtues”, qëndron në raport.

Lidhur me harmonizimin e Maqedonisë së Veriut me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së ceket progres shumë i mirë me atë që vendi plotësisht qëndroi në anën e BE-së në raport me invazionin rus ndaj Ukrainës.

Sistemi juridik shënoi shkallë të caktuar të gatishmërisë dhe është mesatarisht i përgatitur. Filloi përgatitja e reformës së re gjyqësore, e cila duhet të jetë më sistematike. Gjyqësia e tregoi angazhimin e vet për ta mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e vet, qëndron në raport.

Vendi ka arritur nivel të caktuar të përgatitjes dhe është mesatarisht e përgatitur për preventivë dhe luftë kundër korrupsionit, si dhe se për një numër të madh të lëndëve ka aktvendime të shkallës së parë, ndërsa janë hapur procedura edhe kundër funksionarëve të lartë qeveritarë.

Në raport është cekur se vendi është mesatarisht i përgatitur lidhur me lirinë e të shprehurit, ndërsa reformat në Radiotelevizionin e Maqedonisë së Veriut janë frenuar për shkak të shtyerjes së emërimit të anëtarëve në Këshillin programor. Nevojitet zgjidhje e të drejtave të punëtorëve të gazetarëve, ceket në raport.
Vendi mban marrëdhënie të mira me vendet e tjera nga rajoni të cilat janë në procesin eurointegrues. Ceket se Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë duhet të zbatohet me vullnet të mirë nga të gjitha anët.

Lidhur me kriteret ekonomike, vendi arriti nivel të mirë të përgatitjes në zhvillimin e ekonomisë së mirë funksionale të tregut, Nevojitet përmirësim i menaxhimit me investimet publike. Sektori bankar mbeti stabil, por nga ana tjetër ekonomia e madhe gri e frenon biznesin.

Related posts

Shaqiri: Të mundohemi të ketë zgjidhje, jo bojkot

Gazetamax.mk

Shqiptohen 175 masa në Shkup, 53 për tejkalim të shpejtësisë

Gazetamax.mk

Neziri nga ASH: Qeveria është dashtë të ricaktojë masat anti-krizë

Gazetamax.mk