GazetaMax
Kuriozitete

Champions League vazhdon sonte me 8 ndeshje – vëmendja te Chelsea-Milan

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Champions League vazhdon sonte me tetë ndeshje të tjera.
Pas disa ndeshjeve mjaft interesante mbrëmë, përfshirë atë mes Inter dhe Barcelona, sonte vëmendja do të shkojë te një tjetër skuadër nga Milano.
Milan do të luajë në udhëtim në Londër, kundër skuadrës së Chelsea, shkruan lajmi.net. Ndeshja do të jetë e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.
Milan dhe Chelsea përballen sonte për herë të parë këtë edicion mes vete, me ‘Rossoneri’ që vijnë nga një formë më e mirë.
Ndeshja mes Chelsea e Milan luhet me fillim nga ora 21:00.
Në të njëjtin orar luhen edhe ndeshjen Benfica – PSG, Juventus – Maccabi Haifa, Man City – Copenhagen, Real Madrid – Shakhtar Donetsk e Sevilla – Dortmund.
Kurse, më herët, me fillim nga ora 18:45 luajnë Leipzig – Celtic dhe Salzburg – Dinamo Zagreb.

Related posts

Kosova fiton gjashtë medalje në ditën e dytë në Grand Prix Croatia 2022

Gazeta Max

Isco refuzon Romën

Gazeta Max

Ballkani debuton në garat evropiane, sot në Prishtinë përballet me Zalgiris të Lituanisë

Gazeta Max