GazetaMax
Adrenaline

Chelsea barazon ndaj Salzburgut

RB Salzburg ka arritur që të nxjerr një barazim në Stamford Bridge kundër RB Salzburg. Sterling (48’) shënoi për Chelsea kurse për Salzburg barazoi Okafor (75’). Pas këtij barazimi Chelsea mbetet në vendin e fundit me një pikë, kurse AC Milan, Dinamo Zagreb dhe RB Salzburg kanë pozitat e para.
Ndërrimi i trajnerit nuk po kryen punë për Chelsea.
Pasi humbi ndeshjen e parë në Ligën e kampionëve kundër Dinamo Zagrebit, Chelsea ka barazuar në Stamford Bridge sonte kundër Rb Salzburg me rezultat 1-1.
Në 30 minuta lojë Chelsea dhe as RB Salzburg nuk patën ndonjë rast për të shënuar në golat e njëra tjetrës.
Por, rasti më i mirë në pjesën e parë do të ishte ai i minutës së 40-të, ku topi ju rikthye Mason Mount por ai nuk arriti që ta mposhte portierin e Salzburg nga afërsia.
Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea  niset në sulm dhe arrin që të shënoi gol. Mason Mount gjen Raheem Sterling në krahun e djathtë, i cili bëri një super finalizim për ta shënuar golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 48-të.
Por, Salzburg do të rrezikonte më shumë dhe do të barazonte rezultatin në minutën e 75-të. Ishte Noah Okafor që mori një top të mirë në zonë për të finalizuar gol dhe barazuar rezultatin.
Minutat në vazhdim nuk kryen punë për Chelsea dhe kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë.
Chelsea në dy ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve luan kundër Milanit, ndërkaq RB Salzburg do të luajë kundër Dinamo Zagrebit.

Related posts

Legia e konfirmon, Qëndrim Zyba largohet nga Varshava

Gazetamax.mk

Man Utd merr vendim shokues për Rashfordin

Gazetamax.mk

Kushti i Teg Hag për Manchester United

Gazetamax.mk