GazetaMax
Ballina

Cilat janë mundësitë për in-vitro të suksesshme?

Infertiliteti është sëmundje heterogjene me etiologji shumëdimensionale që prek rreth 22% të popullatës riprodhuese.

Mundësia për infertilitet varion në disa rajone dhe shtete të ndryshme, por në të gjitha rastet, është rritur numri i çifteve të cilët vizitojnë qendrat që ndihmojnë riprodhimin.

Shumë nga pacientët mendojnë se in-vitro ka sukses. Shumica mendojnë se in-vitro ka sukses në 80% të rasteve.

Në realitet gjerat janë më ndryshe se sa duken. Edhe një çift i ri infertil që mundohet të riprodhojë në formë natyrale ka nivel të suksesit prej 15-20%. Suksesi në fertilitet nvaret nga shumë elemente, siç janë mosha, lartësia dhe pesha e trupit (body mass index), rezerva ovariale; numri, lëvizshmëria dhe morfologjia e spermatozoideve, historia e riprodhimit (viti i trajtimit të sterilitetit, shtatëzënia, aborti spontan dhe tjera).

Gratë me mundësitë më të mira për sukses nga një in-vitro proces, gjatë një cikli kanë sukses prej 40%. Mesatarja e grave që kanë sukses nga procesi in-vitro është 25-30%. Kjo mesatare mund të ndihmojë në sjelljen e vendimit për të vazhduar me tentimet për in-vitro dhe mos të dekurajohen pas një tentimi të dështuar.

Related posts

Ju prezantojmë artistin Durrki me projektin e ri “Unë dhe ti”

Gazeta Max

“Bëhet e gjallë” Beatrix, jep lajmin e madh

Gazeta Max

Kasami: Mbështetësit e Taravarit nuk shkojnë te BDI, do të kemi edhe “Badenter”

Gazeta Max