GazetaMax
Lajme

Gjoba ndaj 67 motoçiklistëve në territorin e SPB Tetovë

Shkup, 23 qershor – Nëpunësit policor e SPB-së Tetovë sot nga ora 12 deri në ora 18 kanë kryer kontroll të përforcuar për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, me çka janë shqiptuar gjithsej 67 kundërvajtje, prej të cilave 47 në Tetovë dhe 20 në Gostivar.

“Shumica e kundërvajtjeve – 45 kanë të bëjnë me mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, 32 në Tetovë dhe 13 në Gostivar dhe për vozitje pa patentë shoferi 8 në Tetovë dhe 4 në Gostivar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat përkatëse, ndërsa ata që nuk kanë patentë shoferi janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi. Këto kontrolle do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Related posts

VMRO-DPMNE: Bullgaria po përgatitë kushte të reja e pushtetarët janë fshehur në birrën e miut

e-max

Ky është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

e-max

Filloi inspektimi/ Si u shkaktua zjarri në “Makedonija Tabak” në Tetovë?

e-max

Leave a Comment