GazetaMax
Kuriozitete

City gjen alternativën për Cucurella, avancon në negociata për Sergio Gomez

Manchester City po punon për transferimin e një mbrojtësi të majtë.
Skuadra e Pep Guardiola u tërhoq nga gara për Marc Cucurella, ndonëse kishte marrëveshje personale me lojtarin.
Çmimi i kërkuar që shkonte në 50 milionë funte, zmbrapsi skuadrën e ‘Citizens’. Tani ata po punojnë për një alternativë.
Raportime të shumta bëjnë të ditur se City janë në negociata me Anderlecht, për Sergio Gomez.
Kampionët e Premier League janë gati t’i japin lojtarit një kontratë pesëvjeçare.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi për transferimin e mbrojtësit të majtë. Ai do të ishte mbulues i hapësirave të lëna nga Oleksandr Zinchenko.

Related posts

Zyrtare: Prishtina nënshkruan me Kreshnik Ukën

Gazeta Max

Chelsea dhe Manchester City mund të bëjnë shkëmbim spektakolar në verë

Gazeta Max

Tuchel për Brojen: Ai është lojtari ynë dhe nuk kemi interes ta shesim

Gazeta Max