GazetaMax
Lajme

Çmimet e larta, s’ka interesim për ajvar e turshi

Shkup, 15 Tetor – Çmimet e larta të produkteve ka ndikuar në uljen e interesimit të qytetarëve për të përgatitur ajvar dhe turshi. Të paktë janë ata qytetarë që megjithatë kanë vendosur të përgatiten për stinën e dimrit, por thonë se do të përgatisin sasi më të vogël se vitet e kaluara, pasi gjithçka është shumë shtrenjtë. Edhe shitësit shprehen të pakënaqur nga shitja.

“Jo, se shtrenjtë është.. Kur të bëjmë pra do të marrim këtu”, tha një qytetar.

“Çmimet katastrofë, jo ma pak kam marr sivjet, ma pak…. nuk ja vlen por patjetër duhet të hamë diçka, nuk ja vlen.. (Turshitë e tjera a i keni bërë) Jo, tash sa kemi filluar.. Varet si do të thotë xhepi”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Për një njeri nuk bëhet. Ka shumë punë, pjek, qëro, derdh, bluaj, përziej, përziej, për çfarë për lyerje dhe aq..”, theksoi një qytetar.

“Sikur vitet tjera nuk janë shitjet, por po marrin, kush ka nga pak merr sa ta kalojë atë… Çmimet janë të njëjta sikur vitet tjera, por popullata është më e varfër se vitet tjera veç shohin të marrin nga pak të kalojmë”, tha një shitës.

Related posts

Taravari do konsultohet me organet partiake për çdo vendim/ Qeveria bën gati pakon e resoreve për ASH

Gazeta Max

Pendarovski: Maqedonia e vetme nuk mund të detektojë dronin dhe ta rrëzojë, hapësira jonë qiellore ruhet nga vende tjera

Gazeta Max

Bekim Sali nuk e di nëse do të zëvendësohet apo do të ngelet ministër

Gazeta Max