GazetaMax
Kuriozitete

“Dardanët” nisen për në Irlandën Veriore

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot paradite për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut.
Të shtunën, do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Dardanët nën drejtimin e përzgjedhësit Alain Giresse janë përgatitur për këtë ndeshje që nga dita e hënë, teksa sot pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale në Belfast do ta mbajnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.
Ndeshja nis nesër nga ora 18:00, kurse sfida e fundit e “Dardanëve” do të jetë të martën ndaj Qipros në shtëpi.

Related posts

Indi, elefantët kalojnë shinat në mënyrë të sigurt falë sistemit të mundësuar nga inteligjenca artificiale

Gazeta Max

Dybala do të jetë gati për ndeshjen ndaj Inter

Gazeta Max

Sot mbahet turneu kushtuar legjendës Fadil Vokrri, në ditëlindjen e tij të 62-të

Gazeta Max