GazetaMax
Lajme

Delegacioni parlamentar i kryesuar nga Xhaferi për vizitë studimore në Bundestagun gjerman

Shkup, 16 maj – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, koordinatorë të grupeve të deputetëve, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, nëpunës kuvendor, si dhe përfaqësues të NDI-së prej sot deri të enjten (19 maj) do të jenë për vizitë studimore në Bundestagun gjerman në Berlin.

Siç theksohet në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, vizita është organizuar dhe financuar në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare të Kuvendit të financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe të implementuar nga NDI-ja dhe me qëllim të vazhdimit të procesit për pavarësinë e sigurimit kuvendor.

Në pjesën politike të Vizitës studimore, delegacioni do të realizojë takim me kryetaren e Bundestagut gjerman, Berbel Bas, grupi parlamentar për bashkëpunim me shtetet e Evropës Juglindore, Komisionin Bashkimit Evropian, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Në pjesën praktike të vizitës, siç qëndron në kumtesë, do të realizohen takime me sekretarin e përgjithshëm të Bundestagut, me nëpunës të lartë nga Bundestagu kompetentë për shërbime parlamentare, polici dhe detyra të sigurisë, revizion, si dhe përfaqësues të TV kanalit parlamentar.

Related posts

Në gjykatën e Strugës janë dëgjuar raportet e mjekëve dhe lehonës Veaposka

Gazetamax.mk

Mickoski me kusht për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Gazetamax.mk

Shtohen rastet e kollës së mirë tek fëmijët, pediatrja: Është ulur vaksinimi

Gazetamax.mk