GazetaMax
LAJME

Pendarovski me rastin e 16 Majit: Të krijojmë shoqëri bashkëkohore, pa diskriminim

Shkup, 16 maj – Kjo datë na përkujton se nuk ka hapësirë për shkeljen e të drejtave të njeriut, anticigamizmin, diskriminimin. Përgjegjësi e jona është të krijojmë shoqëri bashkëkohore, duke i promovuar të drejtat dhe liritë e njeriut, humanizmin dhe respektimin e ndërsjellë, ka shkruar në Fejsbuk, presidenti Stevo Pendarovski me rastin e 16 Majit, Ditës së rezistencës së romëve.

“Sot përkujtojmë në 16 majin e vitit 1944, ditën e rezistencës së guximshme të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo datë e shënon kundërshtimin e tyre të ideologjisë së nazistëve, si dhe luftën për jetë. Të armatosur me çekanë, lopata dhe mjete druri, disa mijëra të burgosur romë, burra dhe gra, e kundërshtuan vrasjen e planifikuar nga ana e nazistëve në logorin e përqendrimit Aushvic-Birkenau”, thekson Pendarovski

Related posts

Aksion për 8 mars/ “NP Tetova Transport” ju dhuroi lule dhe transport falas grave

e-max

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

e-max

Osmani: Fronti Europian, Besëlidhje e njerëzve të vullnetit të lirë

e-max