GazetaMax
LAJME

Delegacioni parlamentar i kryesuar nga Xhaferi për vizitë studimore në Bundestagun gjerman

Shkup, 16 maj – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, koordinatorë të grupeve të deputetëve, sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova, nëpunës kuvendor, si dhe përfaqësues të NDI-së prej sot deri të enjten (19 maj) do të jenë për vizitë studimore në Bundestagun gjerman në Berlin.

Siç theksohet në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, vizita është organizuar dhe financuar në kuadër të Programit për mbështetje parlamentare të Kuvendit të financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe të implementuar nga NDI-ja dhe me qëllim të vazhdimit të procesit për pavarësinë e sigurimit kuvendor.

Në pjesën politike të Vizitës studimore, delegacioni do të realizojë takim me kryetaren e Bundestagut gjerman, Berbel Bas, grupi parlamentar për bashkëpunim me shtetet e Evropës Juglindore, Komisionin Bashkimit Evropian, të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Në pjesën praktike të vizitës, siç qëndron në kumtesë, do të realizohen takime me sekretarin e përgjithshëm të Bundestagut, me nëpunës të lartë nga Bundestagu kompetentë për shërbime parlamentare, polici dhe detyra të sigurisë, revizion, si dhe përfaqësues të TV kanalit parlamentar.

Related posts

Ky është ushqimi që i helmoi studentët në konviktin Pellagonia

e-max

Gërkovska – Dion: Zbatimi i reformave është vendimtar për procesin e integrimit

e-max

Shtyhet gjykimi për rastin “Besa Trans”

e-max