GazetaMax
Lajme

Deponia ilegale në Shutkë sërish është mbushur me mbeturina

Shkup, 22 Prill – Gjatë muajve të fundit u pastruan disa nga deponitë ilegale në territorin e qytetit të Shkupit, në mesin e të cilave edhe ajo në komunën e Shuto Orizares.

Mirëpo, pa humbur kohë qytetarët e pandërgjegjshëm përveshën mëngë për të rikthyer pirgjet me mbeturina në atë lokacion.

Deponia ilegale në Shuto Orizare shtrihet pjesërisht në territorin e Shutkës dhe atë të Butelit.

Një i punësuar që gjetëm kur mbërritëm aty tha se deponia në fjalë sa vjen e zgjerohet, ndërsa më rritjen e temperaturave fillojnë edhe zjarret.

“- Përshëndetje!
– Këtu punoni?
-Epo ruajmë, shohim ta mirëmbajmë pak, aq sa mundemi.
– Po kjo deponi a nuk u pastrua njëherë?
– Të të them të drejtën u pastrua.
– Kur?
– Para 4,5 apo 6 muajsh.
-00:41 Por këto mbeturina këtu,  qytetarët i hedhin?
-Të të them të drejtën jo vetëm banorët e Shutkës, nga gjitha Maqedonia jua thotë mendja dhe vijnë edhe kthejnë këtu. Ja kanë filluar edhe atje të hedhin. Vetëm sa zgjerohet.
00:50 Këtu edhe mban erë të keqe. I djegin mbeturinat këtu, apo jo?
-Po, po djegin.01:34 Ata djegin atë që ju duhet për ekzistencën e tyre, që të marrin bakrin. Ne jemi për të mos i lënë të kalojnë, por ata hyjnë nga të gjitha anët. Nuk ka as rojë, asgjë nuk ka.

Ajri i ndotur nga plastika e djegur në këtë zonë po helmos tashmë disa vite banorët e Vizbegut dhe ato të Shuto Orizares.

“Kjo deponi ilegale në Shutkë është vetëm njëra nga qindra të tilla në të gjithë vendin, të cilat janë krijuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm. 00:27 Siç mund ta shikoni, vetëm në këtë deponi të egër këtu në Shutkë, mund të ketë qindra apo mijëra qese plastike, të cilave do t’u duhen qindra vite që të dekompozohen”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.

Alsat ka raportuar për këtë shqetësim të banorëve të Vizbegut edhe gjatë vitit 2019. Kryetari i atëhershëm i Komunës së Butelit, Velimir Smilesvski tha se deponia ishte në territorin e Shuto Orizares.

Nga Shuto Orizare në atë kohë me qëndrim se nuk kishin mjete të mjaftueshme financiare për të pastruar dhe parandaluar krijimin e deponisë në fjalë. Drejtuesit të këtyre dy komunave akoma nuk kanë dalë me një zgjidhje afatgjate për këtë problem.

Related posts

Hapet shtabi në Reçicë të Vogël/ Halili: I kemi yjet shëndritse të fitores së madhe të Frontit Europian

Gazetamax.mk

Dedinec: Nuk është hera e parë që po përballemi me krizë, por tani janë mbledhur të gjitha

Gazetamax.mk

Po “masakrohet” mali Jabllanicë! Banorët e Vishnjës dhe Ladorishtës të shqetësuar kërkojnë zgjidhje

Gazetamax.mk