GazetaMax
Lajme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vlora Dumoshi, ka njoftuar se Kosova është vendosur që të udhëheq në dy komisione në forumin politik Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Dumoshi bëri të ditur se është zgjedhur unanimisht kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim. “Jam e nderuar që unanimisht u zgjodha Kryetare e Komisionit Qendror të SEECP për Arsim”, ka thënë Dumoshi. Tutje, ajo ka shtuar se një delegacion nga Kuvendi i Kosovës është duke qëndruar në Budva të Malit të Zi, në kuadër të SCEEP. SCEEP synon bashkëpunim për paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik, politik e shoqëror të gjithë vendeve të rajonit./Arbresh.info/

Të hiqet abolimi, dhe falje të ketë vetëm pas një vendimi gjyqësor të formës së prerë, respektivisht presidenti i shtetit të mund të falë vetëm persona që tashmë janë të dënuar, por jo edhe ata që i nënshtrohen ndjekjes penale. Kjo ishte temë debati lidhur me Propozim-Ligjin për Falje, të cilin e organizoi Ministra e Drejtësisë. Kryetari i Grupit Punues, Boban Misosksi, tha se me ndryshimet ligjore për falje, nga ana e presidentit përveç të dënuarit, kërkes për falje mund të bëjnë edhe të afërmit e të dënuarve.

“Risia që e gjetëm në këtë ligj apo inicimi për procedurën e faljes është me kërkesë të të dënuarit, domethënë nuk ka falje në bazë të detyrës zyrtare, por në bazë të lutjes që bënë i dënuari, që është e drejt personale e të dënuarit, dhe duhet të mbetet e tillë. Por e zgjeruam pak, që përveç të dënuarit, lutje për falje të mund të kërkojnë edhe të afërmit e tij”, tha Boban Misoski, kryetar i Grupit punues.

Nga Ministra e Drejtësisë, thonë se duke pasur parasysh praktikën e deritanishme të zbatimit të ligjit për falje, grupi punues qëndron pas zgjedhjes, sipas së cilës presidenti mund të falë vetëm persona të cilët e kanë të shqiptuar dënimin, dhe të mos falë persona që janë ende në ndjekje penale apo në procedurë gjyqësore.

“Risi e rëndësishme janë edhe zgjidhjet me të cilat në detaje është përpunuar procedura e faljes. Të parapara janë afatet e shkurtra për veprim për secilin nga institucionet, të cilat janë të përfshira në procedurën e faljes. Në atë kontekst janë edhe dispozitat që parashikojnë përgjegjësinë penale të personave që veprojnë në rastet”, thonë nga Ministia e Drejtësisë.
Ndryshe, ligji për amnisti ka pësuar disa ndryshime viteve të fundit, të cilat në vend të zgjidhjeve të qëndrueshme kanë shkaktuar polemika të shumta. Ato kulmuan në prill të vitit 2016, kur presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, mori vendimin për faljen e më shumë se 50 personave të përfshirë në rastet e atëhershme të Prokurorisë Speciale Publike. Vendim ky që më pas shaktoi protesta masive në opinion, si dhe polemika nga fusha e ekspertëve.

Related posts

MPJ bullgare dënon dëmtimin e klubit kulturor “Car Borisi i Tretë” në Ohër

Gazetamax.mk

Caktohen dy seanca të Komisionit kuvendor për sistem politik

Gazetamax.mk

Kushtrim Ahmeti zgjidhet u.d rektor i Universitetit të Tetovës

Gazetamax.mk