GazetaMax
Kuriozitete

Dështimi i marrëveshjes me Juventusit, Milan dhe Inter në aksion për transferimin e Dybalas

Milani e Interi ia mësyjnë Dybalas
Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.
Palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe sulmuesi argjentinas do t’i bëjë valixhet gati për t’u larguar nga Torino pas pak muajsh, kur edhe do të jetë lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata, shkruan Express .
Në fakt, në pjesën e dytë të vitit të kaluar kishte marrëveshje verbale në mes të dy palëve për vazhdimin e kontratës, por më pas “Zonja e Vjetër” e ndryshoi ofertën dhe kjo ishte e papranueshme për Dybalan dhe për përfaqësuesit e tij.
E mediat italiane kanë nisur të spekulojnë për të ardhmen e ish-futbollistit të Palermos.

Portali “Calciomercato” raporton se dy gjigantët nga qyteti i modës, Milani dhe Interi do të mundohen ta transferojnë sulmuesin e rrezikshëm gjatë verës, shkruan “Gazeta Express”.
Dybala është i lirë ta zgjedh klubin e tij të ri qysh tash pasi këtë ia lejojnë rregullat.
E atij t’i bashkohet gjatë verës që vjen.
Kohë më parë interesim për lojtarin kishin shfaqur Tottenhami në Angli dhe Paris Saint-Germaini në Francë.
Dybala në vitet e fundit ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin italian.

Related posts

Greg Popoviç, trajneri me më shumë fitore në NBA

Gazeta Max

Man City në garë me Arsenal për Mykhaylo Mudryk

Gazeta Max

Payet tregon skuadrën e madhe që e refuzoi

Gazeta Max