GazetaMax
Ballina

Dhjetë vendet më të mira për të rritur fëmijët dhe për të filluar krijimin e familjes

Çdo prind kudo në botë ka synim që fëmijët e tyre të rriten në një vend me gjendje të mirë.
Shpesh na rastisët të dëgjojmë që çiftet e reja vendosin të shkojnë diku tjetër për të krijuar familje.
Shumë faktorë mund të ndikojnë në marrjen e këtyre vendimeve siç është siguria , arsimimi dhe hallka të tjera të rëndësishme për mirëqenie, përcjell Klan Kosova.
Më poshtë ju sjellim 10 shtetet që ofrojnë të tilla mundësi.
Norvegjia
Nëse jetoni në SHBA, me shumë gjasë do gjeni ambiente shumë miqësore për fëmijët tuaj. Mirëpo edhe Norvegjia ndodh të jetë një prej këtyre vendeve . Kjo e fundit ka përformanc shumë të mira në fushën e arsimit. Renditet i nënti në renditjen e OECD për lexim, matematikë dhe shkencë. Po ashtu fëmijët kanë mundësi të mira për kujdes në shume qendra ditore .
Holandë
Për prindërit që studiojnë dhe punojnë në Holandë , është një ndër vendet më ideale për rritjen dhe kujdesin e fëmijëve , pasi që ju ofron ndihmëse kujdestare për fëmijët nën moshën 12 vjec. Këtë e bënë të mundur Komiteti Drejtues i Aleancës për Sigurinë e Fëmijëve në Holandë.
Irlandë
Ndërsa Irlanda ofron mundësi tejet të mira . Për ata që jetojnë dhe punojnë në Irlandë mund të marrin përfitime financiare për fëmijë. Nëse fëmija juaj është nën moshën 18 vjeç dhe vijonë mësimet me orar të plotë, mund ta gëzoni këtë të drejtë.
Zvicra
Zvicra konsiderohet një ndër vendet me sistemin më të mirë të arsimit në botë. Ata renditen në vendin e gjashtë kur bëhet fjalë për sistemin e tyre nga USNews, ndërsa sipas Sondazhit i Mercer radhit qytetin e Cyrihut në vendin e dytë në aspektin e sigurisë.
Islanda
Në bazë të statistikave sipas OECD-së apo indeksit për mënyrën e të jetuarit mirë , Islanda shënoi 9.8 nga 10 për kënaqësinë e jetës. Te njëjtën mori rezultat edhe për sigurinë. Për më tepër, 78 për qind e të rriturve të moshës 25-64 vjeç kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë.
Kanadaja
Kanadaja renditet e treta sipas e OECD për matematikë, lexim dhe shkencë . Ka një numër të programeve të sigurisë për fëmijët.
Finlanda
Prindërit nuk duhet të kenë frikë për sistemin shkollor të Finlandës. Vendi u rendit i dyti në rezultatet e leximit, matematikës dhe shkencës , statistika këto të dala nga OECD. Sipas ligjit, çdo fëmijë nën moshën shtatë vjeç kai ofrohet e drejta për kujdes.
Sllovenia
Vend me norma më të ulëta të krimit në botë. Organizata Save The Children (STC) kishte listuar Slloveninë në vendin e dytë , si një ndër vendet më të mira për të rritur fëmijët.
Suedia
U21 e renditi Suedinë si sistem të dytë më të mirë shkollor në botë. STC po ashtu e rangu në vendin e pestë duke e bërë kështu një ndër vendet më të mira për fëmijët që rriten në Suedi .Shifrat për krime dhe dhunë janë teje të vogla .
Japonia
Kjo listë kryesohet me Japoninë. Ky vend lartësohet mjaft shumë për sistemin arsimorë. Japonia është e pesta në rezultatet e OECD për lexim, matematikë dhe shkencë. Japonia ka një nga normat më të ulëta të krimit në botë dhe madje ka rënë akoma në vitin e kaluar

Related posts

Shkaku, simptomat dhe si duket saktësisht trajtimi i goditjes në tru

Gazetamax.mk

Gjithnjë e më shumë po sëmuremi emocionalisht, fajtor kryesor teknologjia

Gazetamax.mk

Kunis flet për rrënjët e saj ukrainase dhe pushtimin rus

Gazetamax.mk