GazetaMax
Lajme

Dhunë në Kenia/ Së paku 16 të vrarë në protestat për t’i nderuar viktimat e protestave të kaluara

Së paku 16 njerëz janë vrarë dhe 400 të tjerë janë lënduar në Kenia, përderisa një demonstratë gjithëkombëtare për t’i nderuar të vrarët gjatë protestave antiqeveritare të vitit të kaluar u shndërrua në kaos. Policia u përlesh me protestues në pjesë të ndryshme të vendit.

Drejtori i organizatës “Amnesty International” për Kenian, Irungu Houghton, tha se numri i viktimave ishte vërtetuar nga Komisioni Kombëtar për të Drejtat e Njeriut, i cili financohet nga Qeveria. “Shumica u vranë nga policia” – tha ai, shkruan gazeta “The Guardian”.

Në një deklaratë të përbashkët të grupeve që i përkrahin protestat thuhet se 83 njerëz janë lënduar seriozisht dhe të paktën tetë ishin duke u trajtuar për plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

“Ne lutemi për vendin tonë, dialog dhe për një rrugë për të ecur tutje nga ngërçi politik me të cilin po ballafaqohet Kenia” – thuhet në deklaratën e Shoqërisë Ligjore të Kenias, Grupit Punues të Reformave në Polici dhe Shoqatës Mjekësore të Kenias.

Mijëra kenianë dolën rrugëve të mërkurën herët për t’i nderuar më shumë se 60 njerëzit që vdiqën vitin e kaluar, kur policia kishte hapur zjarr në drejtim të një turme që ishte munduar të futej në Kuvend, përderisa deputetët brenda objektit po e miratonin legjislacionin për rritjen e taksave.

Related posts

Sa shanse ka “Shqipëria Madhështore” të mundë Ramën? Nard Ndoka: Duket e pamundur, por i ka mbaruar cikli

Gazeta Max

Iniciatorët e ndryshimeve në Kodin zgjedhor nuk heqin dorë nga Propozimi përkundër paralajmërimit për përgatitjen e ligjit të ri

Gazeta Max

Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura në Maqedoni

Gazeta Max