GazetaMax
Lajme

Dimovski fillon raportimin në Kuvend, kërkon që seanca të jetë pa media

Shkup, 18 Nëntor – Filloi mbledhja e Komisioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë për Sigurinë Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit ku drejtori i ASK-së Viktor Dimovski, duhet të flasë për ukrainasin e dyshuar Oleksandar Onishçenko cili ka marrë shtetësi të Maqedonisë.

Por Dimovski kërkoi që seanca të jetë e mbyllur për mediat dhe opinionin.

“Dëshiroj që seanca të jetë e karakterit të mbyllur, sepse dokumentet që më kërkuat ti prezantoj janë të karakterit të klasifikuar. Po ashtu dua të flas edhe për akuzat tjera që më bënë opozita për gjoja ndjekjen e opozitës”, deklaroi Dimovski.

Ai tha se do të flasë për mediat pasi të përfundojë seanca e Komisionit.

Related posts

Refugjatët ukrainas trajtohen si turist

Gazeta Max

Ahmeti në Tiranë viziton edhe Qendrën Informative Kulturore

Gazeta Max

Gjendja dhe dëshirat e partive politike/ Dikush don Evropë, dikush pushtet !

Gazeta Max