GazetaMax
Lajme

Dita botërore kundër SIDA-s, në vend kanë vdekur 123 persona

Shkup, 1 dhjetor – Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), HIV edhe më tej mbetet problem global i shëndetit publik. Më shumë se dy milionë njerëz në Rajonin evropian të OBSH-së janë të prekur nga HIV.

Vlerësimi i OBSH-së është se në vitet e fundit nuk ka pasur asnjë përparim drejt arritjes së objektivave për HIV. Janë zvogëluar burimet dhe si rezultat, shumë jetë janë në rrezik.

Në vend, deri në vitin 2022, nga HIV/SIDA kenë vdekur123 persona, ndërsa 451 persona jetojnë me këtë sëmundje.

Gjatë muajit tetor, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, janë regjistruar pesë raste të reja. Të gjithë të regjistruarit janë me HIV. Është regjistruar edhe një vdekje nga HIV/AIDS.

Nuk ka ilaç për HIV/SIDA, por ka ilaçe që ngadalësojnë sëmundjen. Për t’u mbrojtur nga HIV/SIDA, është e nevojshme të praktikoni marrëdhënie seksuale të sigurta duke përdorur prezervativ. Për të kuptuar nëse jeni HIV pozitiv, duhet të bëni test. Testi për HIV rekomandohet të bëhet të paktën tre muaj, ndërsa në disa situata, deri në gjashtë muaj pas sjelljes së rrezikshme.

OBSH u bën thirrje liderëve globalë dhe qytetarëve që t’i njohin dhe zgjidhin pabarazitë që e pengojnë përparimin në dhënien fund të SIDA-s dhe të barazohet qasja në shërbimet bazë të HIV-it, veçanërisht për popullatat kryesore – burrat që bëjnë seks me burra, personat transgjinorë, njerëzit që përdorin drogë, punëtorët e seksit, të burgosurit dhe emigrantët – dhe partnerët e tyre.

Related posts

Bejxhan Iljas dhe Salih Murat: Mbetemi pjesë e Frontit Europian

Gazetamax.mk

Rifreskim në kryesinë e ASH-së, njihni me të rinjtë që u bënë pjesë e saj

Gazetamax.mk

Sërish Amerika e shpëton Kosovën, nëse s’ka grurë

Gazetamax.mk