GazetaMax
LAJME

Dita e dytë e vizitës së punës së Gençovskës, dënime për djegien e Qendrës së kulturës “Ivan Mijallov” në Manastir

Shkup, 5 qershor – Delegacioni bullgar i kryesuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska sot e vazhdon vizitën e punës në Maqedoninë e Veriut. Vizita realizohet me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe është në funksion të dialogut mes dy ministrive për adresimin e çështjeve të hapura dypalëshe, në përputhje me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, si dhe çështjet për eurointegrim të Maqedonisë së Veriut.

Në fokus dje, në ditën e parë të vizitës, ishte Qendra e djegur kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir. Dënimet për djegien e Qendrës erdhën nga pala maqedonase dhe bullgare dhe të gjithë theksuan se ishte një akt vandalizmi dhe thanë se autorët duhet të gjenden sa më parë.

Osmani dhe Gençovska e kanë dënuar ashpër incidentin në Manastir dhe kanë paralajmëruar se të dy ministritë do të vazhdojnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, të përbashkëta dhe t’i avancojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, në funksion të vazhdimit të dialogut midis dy ministrive për tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale konform marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim dhe për ta avancuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut”, ka informuar MPJ pas takimit.

Bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme, ndërsa siç ka theksuar MPJ, do të intensifikohen edhe më tej në periudhën e ardhshme në drejtim të gjetjes së zgjidhjes reciproke për realizimin e synimit të përbashkët – avancimin e të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Edhe kryeministri bullgar, Kiril Petkov e ka dënuar ashpër djegien e objektit në hyrjen e Qendrës kulturore “Ivan Mihajlov” në Manastir, i cili siç tha është një tentim për provokim dhe destabilizim të marrëdhënieve me fqinjët tanë.

Sipas Petkovit, Qeveria bullgare do të vazhdojë të punojë në mbrojtjen e të drejtave të bashkësisë bullgare në Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen e aktiviteteve të saja. E ardhmja e rajonit, shton Petkov nuk duhet të jetë peng i tentimeve për destabilizim nga grupe keqdashëse të margjinalizuara.

Dënime kanë ardhur edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

“E dënoj ashpër djegien e objektit të qendrës kulturore të bashkësisë bullgare në Manastir. Akte të tilla janë provokim dhe nuk shkojnë në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë”, shkroi Pendarovski në Fejsbuk.

Ai i ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të detajuar, të marrin të gjitha masat e nevojshme, për të identifikuar dhe sanksionuar autorët”, .

Ai u bëri thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të detajuar, të marrin të gjitha masat e nevojshme, për të identifikuar dhe sanksionuar autorët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e dënoi djegien e objektit të Qendrës Kulturore bullgare në Manastir.

“Në shekullin e 21-të me djegie nuk arrihet asgjë. I kam dhënë udhëzime të qarta institucioneve kompetente për zbardhjen e menjëhershme të rastit. Provokime të tilla nxitëse kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes popullit maqedonas dhe bullgar. Andaj u bëj thirrje të gjithëve që të qëndrojmë të qetë dhe dinjitoz dhe me autorët do të merren institucionet”, shkroi kryeministri Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.

Dënim ka ardhur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e aktit të djegies së qëllimshme të hyrjes së shoqatës “Ivan Mihajllov” në Manastir.

“Sulmi i këtillë vandal është edhe një dëshmi se ka shumë aktorë të cilët janë kundër arritjes së përparimit në marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe të ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, thonë nga MPJ.

Sipas tyre, kjo vepër penale nuk është bërë rastësisht në ditën e sotme, kur dy shtetet do të realizojnë dialog në funksion të tejkalimit të çështjeve të hapura në rrugën e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut.

Organet kompetente të vendit po bëjnë përpjekje për zbulimin e kryesve të këtij akti vandal, shtojnë nga MPJ.

Related posts

Mishell: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria t’i fillojnë negociatat e BE-së sa më shpejtë të jetë e mundur

e-max

Kovaçevski: Në ndryshimet kushtetuese të marrin pjesë të gjitha partitë politike

e-max

Nga Janari pritet rritje e çmimit të rrymës

e-max