GazetaMax
Lajme

Dita e Evropës solli në Ohër shkëlqimin e Ansamblit shqiptar të RMV

–  Të martën Ohri ishte nikoqir i konferencës së  50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, ku përpos punonjësve të sektorit të sigurisë nga Maqedonia e Veriut morën pjesë edhe drejtoritë e policive rajonale  ndërkombëtare.

Ky aktivitet përkon me 9 Majin –  Ditën e Evropës dhe me shënimin e 30 vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në organizaten më të madhe ndërkombëtare të sigurisë – INTERPOL.

Të pranishëm ishin kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe kryetari i INTERPOL-it Аhmed Naser Al – Raisi.

Në përmbylljen cermoniale të kësaj konfernce, u organizua edhe një program i pasur kulturor-artistik, ku Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe i MV shkëlqeu me një performansë të zgjedhur, që la përshtypje të jashtëzakonshme tek publiku, sidomos tek mysafirët e huaj.

Përpos Ansamblit Shqiptar, me disa pika artistike u paraqit edhe Ansambli maqedonas “Tanec” nga Shkupi.

Mbresat që u krijuan në publik lidhen me paraqitjen dinjitoze të trupës artistike të Ansamblit shqiptar, ku shquhej vallja karakteristike e përpunuar e  Kërçovës dhe „Malësorja“ si dhe  këndimi i dy solistëve Salajdin Miftari e Jetmir Rexhepi.

Kolorit ynë autentik muzikor, loja elegante e valltarëve dhe dramaciteti  i vet valleve, përbënin mizanskenat më pikante që bënë për vete publikun ndërkombëtar, i cili  nuk i kurseu edhe duratroktitjet frenetike.

Ansambli shqiptar tash më ka krijuar identitetin e vet artistik e professional, kurse paraqitja e mbrëmshme në Ohër konfirmoi arritjet e deritanishme që me dinjitetet përfaqësojnë vlerat tona edhe në ngjarje me karakter ndërkombëtar, siç ishte organizimi i konferencës së  50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it në Ohër.

Related posts

Maqedonia e Veriut zyrtarisht bëhet anëtarja e 103të e GFCE

Gazetamax.mk

LSM do të mbajë mbledhje, planifikohet grevë e përgjithshme

Gazetamax.mk

Gashi: Askush nuk mund vendos një pikë të zezë mbi punën e funksionarëve tonë, dëshmuam se një parti shqiptare mund të jetë në shërbim të qytetarëve

Gazetamax.mk