GazetaMax
Kuriozitete

Dita e fundit për paraqitje të “Viz Er Maratona e Shkupit 2022”

Garuesit e interesuar edhe sot mund të paraqiten për garën e 18-të të Shkupit “Viz Er Maratona e Skupit 2022”, që do të mbahet më 2 tetor të këtij viti.
“Viz Er Maratona e Shkupit” është në organizim të Lidhjes së sporteve të Shkupit, në bashkëpunim me Klubin e Atletikës “Rabotniçki” nga Shkupi, e nën patronazhin e Qytetit të Shkupit, Delegacionit të BE-së dhe Agencisë për Rini dhe Sport.
Të interesuarit mund të paraqiten në këtë link.
Organizatorët e manifestimit informojnë se këtë vit starti dhe caku kthehen në lokacionin e tyre të njohur. Starti do të jetë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa caku do të jetë në Sheshin “Maqedonia”. Fillimi i maratonës, gjysmëmaratonës dhe garës në shtafeta – BE për sport do të jetë në orën 8:00, ndërsa gara në 5 kilometra do të fillojë në 08:10.
Më shumë informata mund të gjenden në faqen zyrtare të maratonës, si dhe në Faqen e Fejsbukut.

Related posts

Zbulohet paga marramendëse e Lionel Messit tek Inter Miami, teksa është konfirmuar ‘klauzola Beckham’

Gazeta Max

Katari do të jetë nikoqir i Kupës së Azisë 2023

Gazeta Max

Dy legjendat e Bayernit tallen me Interin: Nuk luajti keq, por s’mund të krahasohet dot me ne

Gazeta Max