GazetaMax
Ballina

DJ Geek i uron Dafinës ditëlindjen me fjalë të veçanta: “Vajza më e mirë në botë, jam shumë me fat që të kam”

“Vajza më e mirë në botë, jam shumë me fat që të kam”, DJ Geek i uron Dafinës ditëlindjen me fjalë të veçanta.
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Dafina Zeqiri, sot (14 prill) feston ditëlindjen.
Artistja ka lindur në Varberg të Suedisë derisa jeton dhe vepron në Kosovë, ajo mbushi 33 vite jetë, shkruan Kosovarja.
Këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga familjarë, miqtë e kolegë, por më i veçanti ishte ai nga partneri i dhe DJ i saj, Geek.
Ky i fundit ka postuar dy fotografi me artisten, të pa publikuara më parë, ku në mbishkrim e ka uruar Zeqirin me fjalët më të ndjera.
“I uroj vajzës më të mirë në botë ditëlindje më të lumtur sot! Ti je me të vërtetë e mahnitshme, më mbështetëse dhe më e kujdesshme që dikush mund të kërkojë ndonjëherë, dhe unë jam shumë me fat që të kam në jetën time”, ka shkruar artisti.

“Të dua shumë. Dukesh më e re se kurrë!”, ka shtuar tutje.

Kujtojmë se, Dafina dhe DJ Geek po shijojnë lidhjen e tyre romantike tash e disa vite duke pasur edhe të zyrtarizuar publikisht.

Related posts

Pse ndahen çiftet pas shumë vitesh martesë?

Gazetamax.mk

Këshilla për përdorimin e ujit te foshnjat

Gazetamax.mk

Për 6 gjëra nuk duhet t’ua ndijë fare

Gazetamax.mk