GazetaMax
Lajme

Djali i Skender Isufit me mesazh emocionues: Baba jem, besoj në fitoren tënde për Haraçinën

Astrit Isufi, djali i kandidatit për kryetar të Komunës së Haraçinës nga Aleanca për Shqiptarët – krahu i Ziadin Selës, Skender Isufi, ka shpërndarë një mesazh mbështetjeje për babain e tij në këtë garë zgjedhore.

Në një postim të ndjerë, ai vlerëson mundin dhe përkushtimin e Skender Isufit gjatë viteve në politikë dhe shpreh bindjen për fitoren e tij.

“Nuk je rastësisht aty ku je sot. Ke dhënë mund dhe je përballur me të gjitha sfidat e politikës. Gjithmonë ke qëndruar besnik dhe krenar ndaj qëllimeve të tua, dhe sot je këtu me synimin tënd për udhëheqjen dhe ndërtimin e një Haraçine më të mirë,” – shkruan Astriti.

Ai thekson se besimi i tij nuk është i vetëm, por i ndarë edhe nga të gjithë ata që e njohin babain e tij nga afër.

“Jo vetëm unë si djali yt, por edhe të gjithë ata që të njohin nga afër e dinë karakterin tënd. Nuk kam asnjë dyshim në fitoren tënde për kryetar komune dhe që do të mburremi të gjithë me udhëheqjen tënde,” – ka shtuar ai.

Në fund, Astrit Isufi i uron suksese babait të tij në këtë garë zgjedhore, duke e quajtur një udhëtim të rëndësishëm për të dhe për gjithë komunitetin.

“Të uroj shumë sukses, Baba jem, në këtë udhëtim. Uroj dhe shpresoj që të dalim faqebardhë dhe krenarë si gjithmonë,” – përfundon mesazhi.

Related posts

Si ia theu rekordin Goran Pandevit? Rrëfehet në podcast me Bujar Osmanin, ylli i kombëtares Taulant Seferi (Video)

Gazeta Max

EDITORIAL/ Komisioni Evropian tha çfarë pati për të thënë, tani është radha Maqedonia e V. të bëjë detyrat

Gazeta Max

Kovaçevski për takimin e liderëve shqiptarë në Tiranë: E vlerësoj pozitive

Gazeta Max