GazetaMax
Sport

Do ketë edhe shportë të vitit të ri me mbi 600 produkte, publikohet javën tjetër

Në fund të javës së ardhshme do të shpallet shporta e Vitit të Ri me produkte ushqimore, thotë ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, transmeton Portalb.mk.

Shporta, e cila do të përmbajë mbi 600 produkte, do të jetë e vlefshme për një muaj, por Durmishi bëri të ditur se do të japë më shumë detaje rreth saj javën e ardhshme.

Ai thotë se janë në komunikim të vazhdueshëm me odat ekonomike, sindikatat, tregtarët dhe prodhuesit dhe se tashmë është drejt përfundimit të përgatitjes së shportës së Vitit të Ri.

Para Vitit të Ri, në tetor të këtij viti, për një muaj ishte në fuqi shporta e vjeshtës, në të cilën kishte kufizim të marzhit bruto të fitimit të disa prej produkteve ushqimore bazë me 10 përqind në tregtinë me pakicë dhe shumicë.

Shporta e vjeshtës zgjati deri më 31 tetor dhe më pas pati rritje çmimesh, ndonëse autoritetet njoftuan se do të kundërshtonin ashpër rritjen e çmimeve.

Kujtojmë se ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishinë konferencë për media me 1 nëntor prezantoi rezultatet e shportës konsumatore të vjeshtës. Sipas tij, masa u zbatua me sukses dhe sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë i dha rezultatet e pritshme. Por, përkundër masës, qytetarët në muajin tetor arritën të “kursejnë” hiç më shumë se 57 denarë nga harxhimet e nevojshme bazë për dallim nga muaji paraprak.

Related posts

Komuna e Tetovës shqipton 40 dënime dhe 80 paralajmërime për ndotësit e ajrit

Gazeta Max

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq realizoi takim me ministrin e Sigurisë të Bosnjë e Hercegovinës, Neshiq

Gazeta Max

Konte: Momenti vendosës për titullin ishte barazimi ndaj Interit në “Maradona”

Gazeta Max