GazetaMax
Ballina

“Do t’i bien pishman”, shpërthen keq Egzona

Ajo ishte njëra nga konkurrenten e formatit, Big Brother Vip.
Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, moderatorja Egzona Rafuna, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pikë”, ku ka folur për jetën e saj pas ‘reality-show’-t.
Ajo tregoi se ka vendosur të qëndrojë larg intervistave për shkak të energjisë negative që merr nga komentuesit në rrjetet sociale.
“Unë pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother’ kam zgjedhur të jem larg intervistave, larg paraqitjeve të mia publike. Edhe kam pasur një pushim nga emisioni im. Kam dashur të shkëputem pak prej atyre fjalëve, nga gjithë ajo energji negative që është nga komentuesit që nuk kanë çfarë të bëjnë.
Nuk kam mundur ta kuptoj maninë e njerëzve për të të bërë keq. Unë nga fillimi kam thënë që nuk jam person që dua të imponohem, e rëndësishme për mua ka qenë shoqëria dhe njerëzit që më rrethojnë me besu që unë jam si jam unë.
Dhe jo çfarë është folur në rrjetet sociale. Jam shumë ok tani me gjithçka.”, u shpreh Egzona.

Më tej ajo shtoi se ata që kanë hedhur baltë mbi emrin e saj do “t’i bien pishmanit”.
“Nuk jam tip që i kthehem në të njëjtën mënyrë që të shaj dikë që më shan. Jam tip i durueshëm. Unë kam zgjedhur që njerëzit ta kuptojnë vetë që kanë gabuar. Ata që kanë ndikuar dhe kanë hedhur baltë mbi emrin tim do t’i bien pishmanit.”, tha Egzona.

Related posts

Zbulohet virusi i ngjashëm me Covid, rezistent ndaj vaksinave

Gazetamax.mk

LAJMI I FUNDIT/ Anulohen qindra fluturime në Gjermani

Gazetamax.mk

Përfitimet e shumta shëndetësore nëse hani dy lugë mjaltë në ditë

Gazetamax.mk