GazetaMax
Lajme

Dollari dobësohet, rritet vlera e euros

Në tregjet botërore, vlera e dollarit kundrejt disa valutave tjera ra javën e kaluar pasi Rezerva Federale e SHBA-së rriti normat e interesit, ku dollari u dobësua kundrejt valutave europiane.

Indeksi i dollarit, i cili tregon lëvizjen e valutës së SHBA-së kundrejt gjashtë monedhave të tjera kryesore botërore, ra me 0.9 për qind javën e kaluar, në 98.19 pikë, duke rrëshqitur nga nivelet më të larta në një vit e gjysmë.

Në të njëjtën kohë, kursi i këmbimit të dollarit ndaj monedhës japoneze u rrit me 1.6 për qind në 119.15 jen, niveli më i lartë në gjashtë vjet.

Por monedha amerikane u dobësua kundrejt asaj europiane, kështu që vlera e euros u ngrit me 1.3 për qind, në 1.1050 dollarë, duke u larguar nga niveli më i ulët që nga maji 2020.

Pas dy javësh rritjeje, dollari u dobësua javën e kaluar pasi vendimet e bankës qendrore amerikane për ta frenuar inflacionin ishin në përputhje me pritjet e investitorëve.

Related posts

Mendi Qyra deponon dorëheqjen, Ushtrues Detyre Kryetar i OEMVP-së emërohet Nuhi Aliu

Gazeta Max

8 viktima nga aksidentet gjatë vitit 2022, policia paralajmëron masa më të ashpra

Gazeta Max

Takimi Osmani- Kuinti i ambasadorëve të OSBE-së: Maqedonia e Veriut e gatshme t’i sigurojë OSBE-së udhëheqje politike

Gazeta Max