GazetaMax
Lajme

Dorëhiqen drejtorët e “Parkingu i Qytetit” dhe deponisë “Drislla”

Shkup, 13 shtator – Bojan Hristovski ka dhënë dorëheqje nga funksioni ushtrues detyre, drejtor i N.P. “Parkingu i Qytetit”. Hristovski njoftimin për dorëheqjen e tij e ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Për shkak të mosinteresimit të personit të parë të qytetit për nevojat e Shkupit dhe parkingjeve të qytetit, si dhe për shkak të zvogëlimit drastik të mbështetjes së projekteve që sot po i realizojmë me mjetet tona, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të N.P. “Parkingu i Qytetit”, ka shkruar mes tjerash Hristovski.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid02uyK3di9WVkcHkhniE5QsMPMch5e2L5TFtPy1H3ixm47JF2hPWeYrmu4dHXzT3wHxl&id=100010552188072

Dorëheqje gjithashtu ka dhënë edhe drejtori i deponisë “Drislla” Jane Micevski.

Ai njoftoi se nuk ka patur fare koordinim me kryetaren e Shkupit ndërsa ajo si qëllim kishte përplasje personale dhe hajkë mbi individë.

https://www.facebook.com/jane.micevski/posts/pfbid02oeNCqyss1iywQqFugmSA44ThwRoKezwAvBNMerpz8cNAaXphHrwom7Jh7RXUtGLSl

Related posts

Ahmeti: Shqiptarët në Maqedoni janë në një situatë si para vitit 2001

Gazeta Max

Gjatë 24 orëve të kaluara janë prodhuar 11.446 megavat orë energji elektrike

Gazeta Max

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

Gazeta Max