GazetaMax
Ballina

Drejtoresha Aliti: Nuk ka kapital rus në shoqatat dhe në shtëpitë e brokerimit

Eskalimi i konfliktit ruso-ukrainas dhe sfidat të cilat këto ngjarje i imponojnë para së gjithash, në planin energjetik, shikuar në përgjithësi sollën deri në reflekse fillimisht negative ndaj tregtimit të bursës, të përcjell me reflektimin e çmimeve të aksioneve, të cilat kanë lëvizur nga ulja fillestare dhe e njëhershme prej 8.39 për qind të MBI 10 në ditën e bursës kur filluan veprimet ushtarake e deri në normalizimin dhe tregtimin e zakonshëm, pa asnjë parashenjë dramatike, vlerësoi kryetarja e Komisionit për letra me vlerë (KLV) Nora Aliti.

“Ditën e parë të konfliktit – 24 shkurt e kemi vënë re korrigjimin negativ të çmimeve të aksioneve në tregjet botërore, duke mos e përjashtuar këtu edhe këtë situatë të Bursës vendore kur bursa përkohësisht e ndaloi tregtimin e të gjitha letrave me vlerë prej 30 minuta, të shkaktuar nga korrigjimi i ulët i indeksit. Sipas kursit ‘ftohje’ nga presioni i çmimeve vazhdoi me tregtimin e rregullt”, tha Aliti në intervistë për portalin “Pari”.

Është e rëndësishme të përmendet, shtoi, se në shoqëritë për menaxhim me fondet e hapura dhe të mbyllura të investimeve dhe në shtëpitë e brokerimit që operojnë në vend, pra nuk ka aksionarë me origjinë ruse. Nga ana tjetër, nuk përjashtohet që disa prej shoqërive të listuara të cilat janë të ekspozuara drejtpërdrejt dhe/ose indirekt të ndjejnë pasojat e shqetësimeve të tregut dhe lëvizjeve inflacioniste të shkaktuara nga konflikti ushtarak, të shoqërohen me reagime të përshtatshme të tregut dhe luhatje të çmimeve të letrave të tyre me vlerë.

“Pritet se kjo temë do të vazhdojë të dominojë në tregu e letrave me vlerë varësisht nga zhvillimi, kohëzgjatja dhe nga pasojat ekonomike të kësaj ngjarje ushtarake gjeo-politike dhe kështu do të doja të them se KLV për shkak të kujdesit, e jo për shkak të panikut do të vazhdojë t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për funksionin e tij normal dhe vijues në pajtim me kompetencat e veta ligjore”, theksoi Aliti.

Sipas saj, neto vlera e fondeve të hapura investuese deri më 28 shkurt të këtij viti është 185 milionë euro (11.336.888.457 denarë) që paraqet ulje prej 2,4 për qind në krahasim me janarin.

Related posts

Ushqimet ideale për të djegur yndyrat

Gazetamax.mk

OBSH jep alarmin: Lija e majmunit, “shpërthen” në muajt e verës

Gazetamax.mk

5 situata që vjedhin energjinë emocionale

Gazetamax.mk