GazetaMax
Lajme

Drejtori i NP Higjena Komunale-Shkup Zudi Enuzi morri pjesë në aksionin për pastrimin e malit Vodno

Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale-Shkup sot morri pjesë në aksionin masiv “Pastrimi i përgjithshëm i fundjavës” për pastrimin e shpatit të malit të Vodno, me përkrahje të Qytetit të Shkupit, organizuar nga „Man and Mountain”, SHA “Birarria” Shkup dhe Pakomak.

“Përafërsisht 250 vullnetarë iu bashkuan aksionit, duke pastruar lëvizjen nga maja deri në mes të Vodnos, duke mbledhur një sasi të madhe mbeturinash të hedhura gjatë festave të fundit. Mbeturinat e grumbulluara kryesisht janë përzgjedhur, ku fraksionet e përdorshme si plastika, kanaçet dhe qelqi janë deponuar në kontejnerë të posaçëm për seleksionimin e mbeturinave, ndërsa mbeturinat tjera janë transportuar menjëherë nga ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup”, ka deklaruar drejtori Zudi Enuzi.

Fillimin e këtij aksioni bashkë me drejtorin e NP Higjena Komunale-Shkup, Zudi Enuzi e shënuan edhe kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, organizatorët e aksionit dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik.

Related posts

Escobar: Mali i Zi objektiv tërheqës për Moskën, të gjithë në Ballkan duhet ta mbajnë përgjegjës Putinin

Gazeta Max

Arrestohet një person për kërcënimet me bomba në shkollat e mesme të Shkupit

Gazeta Max

Taravari: Shumica e punëve janë dakorduar, negociatat duhet të përfundojnë deri nesër

Gazeta Max