GazetaMax
Lajme

Drejtori i ri i ASK-së Zare Milloshevski ka firmosur shtetësinë për Onishçenkon

Shkup, 16 Dhjetor – Në opinion ka rrjedh dokumenti në të cilin drejtori i sapo zgjedhur i  Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Zare Milloshevski ka të vendosur firmën e tij në vlerësimin e dërguar nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në MPB në të cilin thuhet se për Aleksander Onishçenkon nuk ekziston pengesë e karakterit të sigurisë që i njëjti të pajiset me shtetësi. Në dokument emri i Millosheskit si ndihmës drejtori i Sektorit për verifikime sigurie dhe NATO regjistrit qëndron mbi roli “miratoi”.

Nga Agjencia për Siguri Kombëtare deri në këto momente nuk kanë dalë me një qëndrim për të komentuar autenticitetin e dokumentit. Ditë më parë, kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi se nuk përbën pengesë fakti që drejtor i ASK-së është zgjedhur një kuadër nga sektori i cili spiunit rus Onishçenko i mundësoi shtetësi të Maqedonisë së Veriut. Se lëshimi është bërë pikërisht në sektori nga i cili vjen Zare Milloshovski, këtë e dëshmoi më 21 nëntor ish drejtori i ASK-së, Viktor Dimovski.

“Konstatuam se niveli i fundit i cili duhet të bënte konsultim ndërkombëtarë me partnerët në kuadër të NATO-s, ka dhënë mendim pozitiv se personi në fjalë nuk përbën rrezik sigurie por pa e bërë hapin e fundit. Është lokalizuar individi i cili e ka dhënë nënshkrimin pa e kryer punën e tij me ndërgjegje. Janë marr hapa për të konstatuar përgjegjësinë”, deklaroi Viktor Dimovski, Drejtor i ASK-së.

Për shkak se raporti i ASK-së të cilin ish drejtori Dimovski e referoi në Kuvend dhe Qeveri është i karakterit të klasifikuar, nuk dihet nëse në të njëjtin është përfshirë edhe emri i Milloshevskit, por ajo që dihet jo zyrtarisht është se në mesin e të suspenduarve nuk ishte Milloshevski i cili erdhi në krye të ASK-së si pasardhës i Dimovskit pak ditë pasi Qeveria vendosi t’i konfiskon shtetësinë Onishçenkos. Ndërkohë për fatin e Dimovskit si ambasador në Paris, pritet të vendos Komisioni për politikë të jashtme në Kuvend dhe në fund presidenti Stevo Pendarovski. Ky i fundit vendimin e merr varësisht vlerësimit përfundimtar të Qeverisë të cilin deri tek presidenti e delegon përmes Ministrisë së Jashtme. Dimovski u largua nga ASK-ja duke lënë pas vetes mijëra kërkesa për shtetësi të panënshkruara, shumë institucione duke çaluar në procedura si pasojë e mungesës së certifikatave të sigurisë për të punësuarit dhe mbi gjitha, pa objektin e ri të ASK-së i cili duhej të pavarësonte këtë institucion nga MPB-ja.

Related posts

Pendarovski: Nëse qytetarët nuk kanë mendim të lartë për mua, nuk do kandidoj për mandat të dytë

Gazeta Max

Pasagjerët ‘luftojnë’ për t’i shpëtuar zjarrit që përfshiu një traget në Tajlandë

Gazeta Max

Në Kumanovë, ditën me uniformë polici “mbron” qytetarët, natën me uniformë huligani sulmon shqiptarët!

Gazeta Max