GazetaMax
Lajme

Drejtori i Shtëpisë së shëndetit, Selimi: Bëjmë përpjekje që të rrisim kapacitetet e Ndihmës së shpejtë

Drejtori organizativ i Shtëpisë së Shëndetit Publik Shkup, Vullnet Selimi në emisionin “Pro Vita” në Tvm2 ka theksuar se në periudhën e ardhshme do të bëj përpjekje që të rris kapacitetet e ndihmës së shpejt në territorin e Shkupit.

Selimi tha se në Ndihmën e shpejt aktualisht ka mungesë të personelit mjekësor por edhe mungesë të autoambulancave, situatë e cila sipas tij pamundëson funksionimin efektiv të këtij shërbimi majft domethënës për qytetarët.

“Së bashku edhe me Qeverinë do të bëjmë përpjekje që të rrisim kapacitetet qoftë me punësime të reja por edhe me pajisjen me furgona të rinj që ti mundësojmë ndihmës së shpejt një funksionim më normal dhe më efektiv”, tha mes tjerash drejtori organizativ i Shtëpisë së Shëndetit Publik Shkup, Vullnet Selimi.

Related posts

A paraqet kërcënim për ne lufta në Ukrainë? Ja çfarë thotë drejtoi i Agjencisë së Zbulimit

Gazeta Max

Kush janë këshilltarët që duhet të futen në burg për Gërdecin?

Gazeta Max

Zëvendës drejtori Hasani uron Ditën e Tatimpaguesve

Gazeta Max