GazetaMax
Ballina

Drejtori organizativ i Klinikës së Tetovës/Blerim Osmani: Jemi furnizuar me aparatura të reja

Drejtori Organizativ i Spitalit Klinik të Tetovës, Blerim Osmani, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se në spital kanë arritur disa aparatura të reja që do të përdoren nga mjekët për diagnostikim dhe intervenime, me kushtet më bashkëkohore.

Aparturat e reja

“Spitali Klinik i Tetovës është furnizuar me aparaturë të re, moderne dhe bashkëkohore, që do të jetë në shërbim të qytetarëve.

Aparaturat e reja që do të jenë në dispozicion janë: RB Aparat me argon, Stea laparoskopie, Instrumentarium, Stub laparaskopie, etj.

Vazhdojmë të investojmë në përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e qasjes së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit” ka shkruar Osmani në facebook.

Osmani ditë më parë gjithashtu ka publikuar pamje nga reparti i gjinekologjisë pranë Spitalit Klinik të Tetovës, nga rinovimet që janë bërë.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se sallat operative dhe ata të lindjes së bashku me sallën e kiretazhës tani më gjenden në një vend, që do të mundësonte intervenim më të shpejtë në rast të ndonjë komplikimi.

https://www.facebook.com/Blerimosmanii/videos/1194279288148135

Related posts

Adelinës gati i doli gjoksi nga fustani në paraqitjen e fundit!

Gazetamax.mk

Gripi i shpendëve, eksperti:Ja si mund të parandalohej!

Gazetamax.mk

12 ushqime që do të rigjenerojnë kockat dhe përmirësojnë kujtesën tuaj

Gazetamax.mk