Edhe gjatë fundjavës së kaluar, NP Higjiena Komunale-Shkup është përballur me vënien e zjarrit të kontejnerëve për deponimin e mbeturinave komunale të vendosura në hapësira publike.
Tre kontejnerë plastikë me vëllim 3.2 m3 janë djegur nga autorë të panjohur në bulevardin Krste Misirkov, afër Bit Pazarit. Pesëmbëdhjetë ditë më parë, tre kontejnerë të tillë u dogjën në të njëjtin vend.
Gjatë fundjavës janë djegur plotësisht katёr kontejnerë plastikë me kapacitet 3.2 m3, si dhe një kontejner ,,Zile” i destinuar për seleksionim primar të mbeturinave në rrethrrotullimin në ,,Debar Maalo”.
“Apelojmë për t`i dhënë fund shkatërrimit të qëllimshëm të kontejnerëve të depozitimit të mbeturinave.” Që nga fillimi i vitit, 17 kontejnerë janë djegur dhe shkatërruar plotësisht, me çka i është shkaktuar dëm i madh financiar Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale – Shkup. Ndërmarrja ka zëvendësuar menjëherë të gjithë këto kontejnerë me të ri, për të mos prishur dinamikën e depozitimit, grumbullimit dhe transportit të mbetjeve komunale në qytet.
“Të gjitha rastet e vënies së zjarrit të kontejnerëve i kemi raportuar te organet kompetente dhe presim që autorët të gjenden dhe të sanksionohen”, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zudi Enuz.