GazetaMax
Ballina

Dritan Nutaj,kengetari i njohur malesor i kendon Kastratit te Malesise se Madhe

Këngëtari i njohur Nga Malesia e Madhe Dritan Nutaj, po surprizon publikun dhe fansat me produktivitetin muzikor që ka publikuar gjatë këtij viti.

Këngët dhe stili muzikor i Dritanit janë të zgjedhura me kujdes, dhe po bëjnë risi në muzikën dhe këngën tradicionale të veriut dhe në veçanti të Malësisë së Madhe, kjo zgjedhje e mirëmenduar ka bërë që të bëhet i njohur dhe shumë popullor, dhe këngët i tij të këndohen masivisht nga publiku i çdo moshe në Malesi dhe më gjerë.

Këtë radhë Dritani ka zgjedhur që ti këndojë një krahine të njohur dhe me vlera siç është Kastrati i Malësisë së Madhe, kjo këngë e mirëmenduar nga autori i tekstit Pal Qarraj e përmbledh në 6 minuta traditën, kulturën, historinë, vendet e njohura, bukurinë, hijeshinë dhe në veçanti prezanton denjësisht veshjen tradicionale të Malësisë së Madhe, siç janë çakshirët, plisi dhe Xhubleta 4 mijë vjeçare tashmë e mbrojtur nga UNESCO si trashëgimi kulturore botërore.

Pjesë e rëndësishme e këtij bashkëpunimi që sapo doli në youtube u viralizua në rrjet, është dhe muzika, e si do realizohej ndryshe përveçse nga mjedhtri i muzikës, artisti dhe muzikanti i njohur Valter Beqo (Terri) i cili me prefesionalizëm të pashoq realizojë këtë projekt kaq të madh për Kastratin dhe mbarë Malësinë e Madhe.

Këngëtari Dritan Nutaj tha për portalin tonë, se ndihet i lumtur nga bashkëpunimet dhe i falenderon të gjithë, autorin e Tekstit Palin i cili ka një bashkëpunim të gjatë me të, muzikantin Valter Beqo për prefesionalizmin e treguar, zonjën Rita Kalaj për veshjet tradicionale, vajzat Ditën. Sarën. Suelën. Dhe Rominën. Faleminderit Gëzimit. Viktorit. Robertit dhe Nuelit. Faleminderit Powermedia për videon dhe montazhin e mrekullueshëm. Faleminderit Liza Qosaj nga Tamara për rregullimin tradicional të vajzave.

Më poshtë ju ftojmë të shikoni dhe dëgjoni këngën “Ty Kastrat o tu k’noftë kanga”
Muzika : Valter Beqo
Teksti : Pal Qarraj
Video : PowerMedia

Sponsor djali i Kastratit me banim në Detroit të Shteteve Të Bashkuara Të Amerikës Zoti Simon Pjetri i cili u tregua i gatshëm që të financoj për realizimin e kësaj kënge kushtuar Kastratit.

Related posts

Adelinës gati t’i pëcasin buzët

Gazeta Max

Leonita ia përgadit befasinë më të mirë Granitit në shtëpi

Gazeta Max

Përfitimet që sjell meditimi

Gazeta Max