GazetaMax
Adrenaline

Duka rizgjedhet president i FSHF, fiton mandatin e gjashtë

Armand Duka është rizgjedhur president i FSHF për herë të gjashtë teksa mposhti në këtë garë dy kandidatët e tjerë, Sulejman Starova dhe Dritan Shakohoxha. Duka u rizgjodh me shumicë votash në Asamblenë e Përgjithshme teksa nga 43 votues, fitoi 37 vota, kundër vetëm katër që mori Starova ndërsa nuk pati asnjë votë pro Shakohoxhës, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme për gabime teknike.

Fjala e Dukës pas u rizgjodh president: 

“Jam i emocionuar dhe i obliguar për këtë votëbesim. Secili mund të ketë vërejtje për mua, por do t’i respektoj dhe do të mundohem t’i korrigjoj gjatë drejtimit të katërvjeçarit të radhës. Kam dëgjuar ofendime, por do të shmang me sportivitet shpifjet dhe ofendimet që do të vijnë. Dëshiroj të lej pas çfarë kemi kaluar në këto muaj për tu përqendruar te futbolli. Ju falenderoj për besimin dhe do të jem krah jush në katër vitet e ardhshme”.

Related posts

Milan lufton deri në fund, e kalon edhe pengesën e quajtur Verona

Gazetamax.mk

Shpjegimi brilant i Benzemas për goditjen e penalltisë me ‘Panenka’ dëshmon se ai është njeriu më i ‘ftohtë’ në botën e futboll

Gazetamax.mk

Ten Hag mrekullohet nga talenti i United, çuditet pse nuk ka pasur më shumë minuta

Gazetamax.mk